Loja e dyfishtë e Thaçit me Kosovën dhe favori i tij me Serbinë

Politika

Loja e dyfishtë e Thaçit me Kosovën dhe favori i tij me Serbinë

Nga: D. B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:08
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike e juridike, Blerim Burjani, ka thënë se, Serbia për krime duhet paguar reparacione të dëmeve në viktima dhe dëme ekonomike, falja është çështje morali, por jo sanksioni.

Sipas tij, Serbia duhet të përgjigjet për dëmet e shumta që  ka bërë, për të cilat është e vetëdijshme edhe Bashkësia Ndërkombëtare.

“Presioni ndaj taksës është i qartë se s’mund të pengoj dialogun, pasi në dialog nuk ka kushte, sepse taksa e pengon ndërmjetësuesin dhe palën tjetër. Dialog substancial nuk do të ketë, por dialog për një marrëveshje të shkruar do të ketë, në Bruksel sepse është një dokument i shkruar që pritet të plotësohet nga palët gjatë dialogut, pra nuk ka nevojë fare për ekipe negociatore”, është shprehur ai.

Për Burjanin, Thaçi po luan lojë të dyfishtë me Kosovën dhe për favore ndaj Serbisë ai po kërkon shkëmbime e korrigjime.

“Pra shihet qartë se është ide e aranzhuar që Thaçi të marr kësi iniciativa, sepse po të merrte Serbia, kjo do të ngjallte pakënaqësi në Kosovë dhe protesta të gjera të pa parashikuar”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat