Presidenti me shumë fytyra

Politika

Presidenti me shumë fytyra

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 shkurt 2019 Në ora: 19:34
Foto ilustrim "Bota sot"

“Cilit Hashim Thaçi tash t'i besojmë? Atij që flet për shkëmbim territori, atij që pak kohë më parë thoshte që Kosova Lindore do të na bashkëngjitët pa i dhënë Serbisë asgjë, apo këtij Hashim Thaçit që tash ka ndryshuar frazën në korrigjim të kufijve? Çdo marrëveshje që prek Trepçën e Ujmanin është marrëveshje e dëmshme për Kosovën, sepse aty është pasuria e Kosovës”, ka thënë Faik Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kohë që është angazhuar që shkëmbimi i territoreve të përfshihet në dialogun me Serbinë, ani pse një gjë të tillë nuk është thënë asnjëherë hapur. Ky angazhimi Thaçit ka gjetur një kundërshtim të ashpër nga pjesa tjetër, të cilët mendojnë se kjo ide është kundër shtetësisë së Kosovës, si dhe ka krijuar pasiguri tek qytetarët.

Mirëpo, sikurse të gjitha idetë e Thaçit që kanë evoluar ndër vite, edhe kjo e fundit ka marrë një evoluim tjetër. Nga shkëmbimi i territoreve, nga ky i fundit tashmë kemi një tjetër frazë lidhur me ketë nismë, atë për “korrigjim të lehtë të kufirit”.

Opozita edhe me tej vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë sa i përket korrigjimit të kufirit me shtetin serb. Derisa, në të njëjtën kohë edhe bëjnë me dije se presidenti i vendit duhet ndaluar nga kjo nismë sa nuk është bërë vonë, duke paralajmëruar kështu rreziqe të mëdha.

E, në një linjë me opozitën, qëndron edhe shoqëria civile. Sipas tyre, ky është momenti më i keq për Kosovën dhe shqiptarët, për të diskutuar për një gjë të tillë. Ata konsiderojnë se presidenti Hashim Thaçi ka një hall të madh që pasurit më të mëdha të Kosovës dëshiron t'i falë Serbisë.

(Shkrimin e plotë do mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat