Zgjedhjet nuk janë të favorshme për PDK-në e kontrolluar nga Thaçi

Politika

Zgjedhjet nuk janë të favorshme për PDK-në e kontrolluar nga Thaçi

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 09:45
Kadri Veseli

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se partitë politike në Kosovë, asnjëherë nuk kanë bërë analiza se a është mirë për vendit shkuarja në zgjedhje të parakohshme apo edhe të jashtëzakonshme.

“Bazuar mbi këtë fakt zgjedhjet i dikton partia që ka më së shumti ndikim në ndryshimet qeverisëse në momentin që konstatojnë që është i rehatshëm për ta. Në këtë kontekst mund të themi se situata e tanishme, nuk është edhe aq e favorshme për PDK-në, duke qenë se është Hashim Thaçi ish lideri i tyre dhe njeriu që edhe sot llogaritet ta kontrolloj një pjesë të madhe të kësaj partie dhe ky po synon ta realizoj planin e ndarjes së Kosovës, gjë që nuk ka përkrahje në popull bazuar në këto fakte”, ka thënë analisti Duhanaj.

Ai nuk mendon që Kosova e ka luksin e zgjedhjeve, pasi ajo çfarë do kishte nevojë, kishte me qenë, uniteti kombëtarë në ketë kohë për ta tejkaluar sa me lehtë ketë situatë në të cilën jemi futur vetë pa asnjë nevojë dhe pa asnjë presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat