Zgjedhjet e reja nokaut për PDK-në, qeveria formohet me LDK-në dhe LVV-në

Politika

Zgjedhjet e reja nokaut për PDK-në, qeveria formohet me LDK-në dhe LVV-në

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:40
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti Faton Mehmeti, konsideron se arsyeja e vetme që vendi nuk po shkon në zgjedhje është se PDK nuk po gjenë aleat tjetër, andaj është e detyruar të bashkëjetoj me Ramushin.

Sipas tij, ky i fundit po fiton popullaritet me taksen, gjë që s’po i pëlqen fare Hashimit.

“Nëse LDK-ja do të pranonte që të hynte në qeveri me PDK, kjo e fundit do e rrëzonte Haradinajn nga posti. Gjithashtu, PDK-ja nga sondazhet e di se do të pësoj debakel në zgjedhje, andaj nuk ka guxim që të qoj vendin në zgjedhje. Në këtë situatë nuk pritet të këtë zgjedhje, vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon SHBA-ja për të dalur nga ngërçi i bllokimit të bisedimeve, për shkak te taksës”, ka potencuar ai.

Mehmeti ka shtuar se, nëse shkohet në zgjedhje, qeveria e ardhshme do të jetë mes LDK-së dhe VV-së, çka nënkupton lënien jashtë të PDK-së, duke qenë e vetëdijshme për këtë gjë partia e klanit "Pronto" nuk merr guxim për një gjë të tillë.

“Gjithsesi nëse SHBA-ja kërkon një gjë të tillë edhe do të ndodh, por do pritet edhe ndonjë ditë sa e fortë do të jetë rezistenca e kryeministrit Haradinaj”, ka thënë analisti Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat