Kosova në duar të të rrezikshmëve, Thaçi ia bëri paralajmërimin e fundit Haradinajt

Politika

Kosova në duar të të rrezikshmëve, Thaçi ia bëri paralajmërimin e fundit Haradinajt

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 26 shkurt 2019 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një person të rrezikshëm për Kosovën, gjersa edhe ka parashikuar fat të keq për të. Opozita pas këtyre përplasjeve konsideron se raportet e politikanëve janë pasqyrë e kulturës politike që PDK-ja e ka instaluar në politikë dhe sidomos në qeverisje.

Përplasjet mes dy krerëve të institucioneve më të larta të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj kanë filluar të rishfaqen përsëri. Edhe pse u mendua se raportet e tyre u përmirësuan pas një darkë në shtëpinë e Thaçit, mirëpo po rezulton se menyja e asaj darke kreut të qeverisë së Kosovës nuk i pëlqeu fare dhe për këtë kreu i Kosovës është irrituar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi e ka cilësuar, Ramush Haradinajn si një person të rrezikshëm për Kosovën, gjersa edhe ka parashikuar fat të keq për të.

Opozita pas këtyre përplasjeve konsideron se raportet e politikanëve janë pasqyrë e kulturës politike që PDK-ja e ka instaluar në politikë dhe sidomos në qeverisje.

Ndërsa, analistët politik mendojnë se deklaratat dhe akuzat e ndërsjella mes presidentit dhe kryeministrit, janë vazhdimësi e marrëdhënieve të tyre të përhershme. Sipas këtyre të fund, përplasjet mes krerëve të shtetit dhe akuzave që shkëmbehen në mes tyre tregon qartë se vendi po kalon në një krizë të thellë shumë dimenzionale. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat