Haziri flet për përplasjen mes krerëve të shtetit: Ja pse Thaçi do e rrëzojë nga pushteti Haradinajn

Politika

Haziri flet për përplasjen mes krerëve të shtetit: Ja pse Thaçi do e rrëzojë nga pushteti Haradinajn

Nga: N.H Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:51
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një person të rrezikshëm për Kosovën, gjersa edhe ka parashikuar fat të keq për të. Opozita pas këtyre përplasjeve konsideron se raportet e politikanëve janë pasqyrë e kulturës politike që PDK-ja e ka instaluar në politikë dhe sidomos në qeverisje.

Analistët politik mendojnë se deklaratat dhe akuzat e ndërsjella mes presidentit dhe kryeministrit, janë vazhdimësi e marrëdhënieve të tyre të përhershme. Sipas këtyre të fund, përplasjet mes krerëve të shtetit dhe akuzave që shkëmbehen në mes tyre tregon qartë se vendi po kalon në një krizë të thellë shumë dimenzionale.

Nexhat Haziri, ka thënë se përplasja Thaçi-Haradinaj tregon qartë se vendi po kalon në një krizë të thellë shumë dimenzionale.

“Përplasjet mes krerëve të shtetit dhe akuzave që shkëmbehen në mes tyre tregon qartë se vendi po kalon në një krizë të thellë shumë dimenzionale, pra krizë institucionale, politike e morale, e për rrjedhoje këto prodhojnë edhe kriza të tjera siç është ajo e pasigurisë te qytetarët për të ardhmen e vendit”.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo e bënë Kosovën të pafuqishme jo vetëm në dialog të kësaj faze finale siç po quhet me Serbinë, por edhe në proceset e tjera qofshin ato të brendshme apo në rrafshin ndërkombëtar siç janë sigurimi i njohjeve të reja, anëtarësimet në institucionet ndërkombëtare, liberalizimi i vizave dhe proceset e tjera integruese euro-atlantike”, ka thënë Haziri, për gazetën "Bota sot".

Analisti politik mendon se deklarata e presidentit Thaçi ndaj kryeministrit Haradinaj dhe paralajmërimi tij për këtë të dytin se do të ketë një fund të keq, përpos që është paralajmërim i fundit të qeverisë aktuale, është edhe mjaftë shqetësuese.

“Ndërsa, lidhur me deklaratën e presidentit Thaçi ndaj kryeministrit Haradinaj dhe paralajmërimi tij për këtë të dytin se do të ketë një fund të keq, përpos që është paralajmërim i fundit të qeverisë aktuale, është edhe mjaftë shqetësuese pasi ky ''do të ketë fat të keq'' le për të kuptuar apo komentuar edhe mënyra të ndryshme të cilat mund të jenë të padëshiruara nga ana e Haradinajt. Megjithatë, unë do të doja që ky fat i keq i Haradinajt të jetë largimi dhe rënia e qeverisë që ai e drejton por edhe  Thaçi ta ketë të njëjtin fat të kryeministrit Haradinaj, e që do të ishte një fat i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat