Deputetja e AAK-së i kundërpërgjigjet opozitës për platformën e ekipit negociator

Politika

Deputetja e AAK-së i kundërpërgjigjet opozitës për platformën e ekipit negociator

Nga: G.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 20:56
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se opozita e ka kundërshtuar platformën e ekipit negociator për shkak të politikave të tyre, por që ajo platformë në tetë paragrafë thotë se duhet të mbrohet territori, integriteti, sovraniteti i Kosovës dhe nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendi dhe në asnjë moment nuk legjitimohet ndarja e Kosovës. 

“Dje në komisionin parlamentar për punë të jashtme kanë qenë dy pika të rendit të ditës, votimi i projektligjit për dialogun, në të cilin përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit të dialogut, por ka qenë edhe platforma. Ju e keni parë që është zhvilluar një debat i ashpër. Nuk është puna që platforma dhe projektligji po kundërshtohen nga deputetët e opozitës për shkak të përmbajtjes por janë qëndrimet e tyre politike në bashkëpunim në këtë aspekt. Ju e dini që ne deputetët e pozitës duke e ditur rëndësinë e situatës në të cilën ndodhet Kosova i kemi ftuar për bashkëpunimin dhe kemi qëndruar unik në qëndrimet tona, po ashtu i kemi ftuar që të jenë pjesë e dialogut. Platforma në tetë paragrafë thotë se duhet të mbrohet territori, integriteti, sovraniteti i Kosovës dhe nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendi dhe në asnjë moment nuk legjitimohet ndarja e Kosovës”, ka theksuar Kadrijaj.

Ajo thotë se AAK dhe kryeministri Haradinaj janë kundër ndarjes dhe cenimit të pavarësisë.

“Ju e dini qëndrimin e Aleancës dhe subjekteve tjera. Karshi aty veprimeve jemi kundër, e kundërshton edhe kryeministri, edhe Aleanca por edhe ne si GP i Kuvendit, e njësoj mendoj se e kanë edhe partitë tjera parlamentare. Nuk mund të them që platforma është dokumenti më i përkryer por edhe gjithsecili ka mundur të japë amandamente ose sugjerime që të rregullohet ajo platformë, por aty në shumë paragrafë thuhet se ruhet integriteti territorial, pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar deputetja Kadrijaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat