Rexhep Shahu zbulon skandalin e Edi Ramës: Me ndërmjetësimin e Tadiçit bëri aleancë me Ilir Metën

Politika

Rexhep Shahu zbulon skandalin e Edi Ramës: Me ndërmjetësimin e Tadiçit bëri aleancë me Ilir Metën

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:01
Ilir Meta dhe Edi Rama

Analisti politik, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, si djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

Shahu për “Bota sot” është shprehur se lënia e mandateve nga deputetet e opozitës në Shqipëri është akt i përgjegjësisë që deputetet e ndonjë vendi kanë marrë para popullit të tyre.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe vjedhjen e votave si dhe problemeve të drogës në Shqipëri.

Image
Rexhep Shahu

“Lënia apo djegia e mandateve nga deputetet e opozitës në Shqipëri është akti më i lartë i përgjegjshmërisë e përgjegjësisë që deputetet e ndonjë vendi kanë marrë para popullit të tyre. Në Shqipëri të gjithë brenda vendit e dinë se votat janë vjedhë, janë blerë me lekë e premtime, me tenderi, me shpërblime me poste të ndryshme. Por jashtë vendit kjo nuk është bërë e ditur sepse propaganda e qeverise ka zhurmuar e sfumuar çdo zë kritik e kundërshtues. Zëri i Amerikës u bë i pari zë i jashtëm që pohoi se në Shqipëri ka patur abuzime me votat. Arroganca e qeverise se Edi Rimës shkoi deri atje sa filloi dhe u përmbysen normat morale e shoqërore në Shqipëri. Te vjedhësh vota je i zoti, je i fortë, je krenar, je meritor. Të mos vjedhësh vota je humb ameno, je i pazoti, je për më të ardhë keq, nuk meriton asgjë. Vjedhja e votave u bë vlerë e virtyt. Edi Rama i PS duke bërë aleance me Ilir Metën e LSI në 2013 me ndërmjetësinë e ish presidentit serb Tadiç, të dy bashkë, mezi arritën të marrin 66 deputete, me pak se 50 % të deputeteve të vendit. Në 2017, pa Ilir Metën e LSI Rama arriti të marrë në mandatin e dytë i vetëm 76 vota. Qeverisja 4 vite konsumon çdo qeveri. Doli se Edi Rama nuk ishte konsumuar, përkundrazi kishte shkëlqyer sa mori 76 deputete. Të gjithë njerëzit normale në Shqipëri e dine se votat u blenë, u vodhën sepse në vend Edi Rama futi drogën dhe kishte para droga pafund. Në kohen e PD tregohej me gisht Lazarati i drogës një fshat në Gjirokastër. Ne qeverisjen e Edi Ramës u bënë 330 Lazarata, 330 fshatra kultivues të drogës dhe Shqipëria u bë jo vetëm vend tranzit por prodhues drogash të gjithë llojeve. Vendi trafikonte drogë me avione, helikopterë”, ka thënë Shehu për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se vendimi ekstrem i opozitës ka ardhur nga arroganca e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, si dhe nga pafuqishmëria të pengoje dhënien e pasurisë kombëtare.

“Opozita duke dështuar në çdo përpjekje të saj por duke u ndjerë shumë e poshtëruar dhe e tallur nga arroganca e Edi Ramës dhe e pafuqishme të pengoje dhënien e gjithë pasurisë kombëtare në duart e oligarkëve të lidhur me qeverinë, arriti në vendimin ekstrem të dorëzojë mandatet. Tani vendi kërkon zgjidhje, Edi Rama ndërsen jugun e vendit kundër veriut, deklaron se kini frike drejtësinë time, sikur drejtësia e re është pronë e Edi Ramës”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Shehu shton se po kërcënohen njerëzit e Partisë Demokratike dhe se Rama ka leverdi të trazira sociale që të humbasin e fshihen të këqijat që ka bërë qeverisja e tij

“Kërcënon njerëzit e PD por ata tashme janë pa imunitet dhe Rama mashtron e i paraqet gogola zyrtaret e PD. Rama tani don ta thelloje krizën dhe kërkon të shpikë opozite, të emërojë opozitë të re. Vendi kërcënohet dhe ndoshta Rama ka leverdi të trazira sociale që të humbasin e fshihen të këqijat që ka bërë qeverisja e tij. Shqipëria asnjëherë nuk mund të ketë më stabilitet nëse nuk eliminohet vjedhja e votave dhe nëse nuk ndalohet të hyjnë në parlament njerëz të inkriminuar. Djegia mandateve është kufiri që i thotë ndal revanshit të Edi Ramës”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat