Makolli: Duhet që ta dëgjojmë mikun tonë SHBA-në

Politika

Makolli: Duhet që ta dëgjojmë mikun tonë SHBA-në

Nga: D. B. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Vesel Makolli

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se me SHBA-në, Kosova çdo herë ka pasur gjëra të përbashkëta.

Sipas tij, historikisht Kosova nuk ka qenë e përkrahur nga miqtë e vërtete dhe është hera e parë që në krahët tanë është rreshtuar shteti më i fuqishëm dhe më demokrat botëror SHBA-ja, andaj këtë miqësi duhet ta ruajmë si sytë e ballit.

“Jo vetëm këtë miqësi, por ne duhet të veprojmë dhe punojmë në atë drejtim që ta marrim përkrahjen e shteteve demokratike dhe të krijojmë edhe miq tjerë, të cilët do të na mbështesin për një prosperitet zhvillimor ekonomike e kulturor të vendit tonë. Në kontekst të kësaj duhet që ta dëgjojmë mikun tonë, i cili besoj se nuk kërkon heqjen e takse apriori, pa siguruar edhe garanci që rruga jonë të jetë drejt integrimeve evropiane, dhe mos të pengohet nga fqinj ynë apo nga dikush tjetër. Është moment vendimtar dhe shumë me rëndësi që ne ta tejkalojmë këtë situatë, kështu të bashkuar e unik, duke i ruajtur miqtë tanë dhe duke fituar simpati nga shtetet demokratike botërore. Ka mundësi që të gjendet një zgjedhje, e cila kishte me qenë e kënaqshme edhe për ne edhe për miqtë tanë, e kjo ndoshta do të ishte një lloj pezullimi për një kohë të caktuar i taksës”, ka thënë Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat