Maloku: SHBA zgjidhja jonë e pakontestuar

Politika

Maloku: SHBA zgjidhja jonë e pakontestuar

Nga: D. B. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku, ka thënë se, jo veç fakti që shqiptarët kanë një raport historik tanimë me SHBA-në, mirëpo edhe vullneti e dëshira e shqiptarëve është që të kemi marrëdhënie të formalizuara speciale me SHBA-të.

Sipas tij, mendimi i SHBA-së duhet respektuar, çfarëdo qoftë ai në lidhje me taksën, mirëpo vendimi është në dorën e Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është për taksën dhe i njëjti duhet të ngelet në fuqi. Me këtë vendim nuk është cenuar asnjë interes i Uashingtonit në Ballkan e as gjetiu në botë! Raportin e Kosovës me SHBA nuk duhet parë nga prizmi i alternativës së vetme që e kemi, mirëpo si raport që edhe nëse kemi alternativë të jetë zgjedhja jonë e pa kontestuar”, ka thënë politologu Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat