Brenda 10 ditëve riformulohet Qeveria?

Politika

Brenda 10 ditëve riformulohet Qeveria?

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:46
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani mendon se nuk do të ketë zgjedhjet të jashtëzakonshme, por vetëm riformulimit të qeverisë e cila është në proces e sipër.

“Nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme gjasa janë zero, përveç riformulimit të qeverisë, tash është duke u punuar në drejtim të qeverisjes së zgjeruar të përkohshme”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ka shtuar se brenda dhjetë ditë pritet të dihet çështja e riformulimit qeverisës, kjo pasi që PDK ka hapur rrugët për negociata me LDK dhe me partitë të tjera.

“Kjo qeverisje mund të ndodhë deri në  pranverë të vitit 2020, tash e dy jave gati janë duke u bërë analizë se si te riorganizohet qeverisja e re, andaj PDK tash ka hap rrugën për negociata me LDK dhe tjerat, tash brenda këtyre 10 ditëve duhet të dihet edhe çështja e riformulimit qeverisës”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat