SHBA-ja e ka marrë me seriozitet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Politika

SHBA-ja e ka marrë me seriozitet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga: D. B. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:09
Flamuri amerikan

SHBA-ja ka merita të mëdha në shtet ndërtimin e Kosovës dhe nëse ka vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje që të respektohet këshilla e saj.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se para se të hiqet taksa ndaj Serbisë, duhet bërë një pyetje miqve amerikanë: Se cili është qëndrimi i tyre zyrtar për dialogun final Kosovë –Serbi, kjo për faktin se nëse ndodh kjo e keqe për Kosovën, atëherë me të vërtetë do të bindemi të gjithë që Serbia ka aleatë gjithë botën.

Sipas tyre, gjithmonë qëndron frika se edhe nëse pezullohet taksa, Serbia do del me ndonjë kusht tjetër për vazhdimin e dialogut.

Ndërsa, analisti politik Ali Hertica, ka pohuar se historiku i SHBA-ve, për miqësinë e Kosovës, dihet botërisht kur në çdo kohë SHBA-të ishin dhe do mbesin aleati dhe miku më i devotshëm i Kosovës dhe tani qeveria dhe institucionet duhet të jenë çdo herë të koordinuara me senatin Amerikan për politikat dhe marrëdhëniet bilateral.

Sipas tij, duke e ditur që Thaçi është në qendër të bisedimeve dhe ka të gjitha informatat për çdo çështje që bisedohen, atëherë ky paralajmërim i tij duhet të merret seriozisht.

Image
Ali Hertica

“Natyrisht që presioni më i madh për heqjen e taksës do të bie mbi z. Haradinaj, i cili ka vendosur taksën ndaj produkteve serbe. Taksë është vënë kryesisht si kundërpërgjigje ndaj politikës agresive serbe ndaj përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Në rast se shihet se ka gjasa që Kosova dhe Serbia do të arrijnë shpejt një marrëveshje finale, atëherë, pezullimi i përkohshëm i taksës nuk do të ishte i dëmshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund ta kenë marr me shumë seriozitet arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, është diçka tjetër se a i konvenon Kosovës që të arrijë një marrëveshjefinale kur në krye të ShBA-së. Është një president që shquhet për vendime kontraverse si në aspektin politikës së brendshme, ashtu edhe asaj të jashtme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shohin ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat