Policia: 32 vrasje u kryen në vitin 2018

Politika

Policia: 32 vrasje u kryen në vitin 2018

Nga: D. B Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:55
Ilustrim

Vrasjet në Kosovë, nuk kanë të ndalur.

Para dy dite, ndodhi vrasja e fundit në Prishtinë, ku Abid Jashari mbeti i vrarë nga plumbat që u shkrepën në drejtimin e tij.

Vrasja e tij, ndodhi derisa ai ishte duke lëvizur me makinë.

Këtë vrasje e kreu miku i tij, Besnik Shkodra, i cili edhe është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se për këtë vit Policia e Kosovës nuk kanë nxjerrë të dhëna rreth numrit të vrasjeve, por sipas tij, në vitin 2018 janë shënuar gjithsej 32 raste të vrasjeve në Kosovë.

Sipas tij, të gjitha rastet të cilat janë të evidentuara në PK, apo në sistemin informativ të bazës të dhënave të policisë së Kosovës, në të shumtën e rasteve Policia e Kosovës, ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët kanë kryer vepra të tilla kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat