Paralajmëron avokati Tomë Gashi: Më shumë armë zjarri ka tash në Kosovë, sesa gjatë luftës

Politika

Paralajmëron avokati Tomë Gashi: Më shumë armë zjarri ka tash në Kosovë, sesa gjatë luftës

Nga: D. B Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:29
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se, në Kosovë më shumë ka pasur armë të zjarrit pas lufte se sa gjatë luftës.

Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të kaosit total të gjendjes së sigurisë pas luftës.

“Kjo pasiguri fizike më tepër ndihej në fshatra të Kosovës dhe posaçërisht në zona kufitare të Kosovës. Pastaj ndodhi edhe lufta në Maqedoni dhe lufta në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe në këto vite të pasluftës ndodhen edhe 3 demilitarizime të ushtarëve që luftuan në Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe Bujanoc. Pastaj, një arsenal të madh të armëve ushtria serbe i la tek popullata serbe dhe të gjitha këto e bënë Kosovën vend me rreth 30 deri 400.000 armë të zjarrit pas lufte sipas shënimeve të UN-it. Dhe kur dihet se mbi 95% të vrasjeve ndodhin me armë të zjarrit atëherë dihet se sa e rrezikshme është mbajtja e armëve pa leje. Ne kemi në ligjin penal norma juridike që parashohin dënime deri në 8 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe thuaj se askush nuk shkon në burg për armëmbajtje pa leje”, ka thënë Gashi.

Ai konsideron se gjyqtarët duhet të aplikojnë ligjet dhe të dënojnë ashpër dhe në bazë të ligjit ata që guxojnë të mbajnë armë pa leje e jo që paraprakisht të dihet që dënimi është me para ose me kusht.

“Këto nëse mund të quhen dënime i stimulojnë qytetarët e Kosovës që të mbajnë armë pa leje dhe në vet këtë fakt ndodhin krime të gjakut aq shumë sa që vrasjet thuaj se janë bërë përditshmëri mjerisht edhe 20 vite pas lufte”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat