Haziri tregon çka fshihet pas vizitës së Thaçit te Isa Musafa

Politika

Haziri tregon çka fshihet pas vizitës së Thaçit te Isa Musafa

Nga: A.M Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:00
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Nexhat Haziri, një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendi ka kohë që është futur në një bllokadë për shkak të koalicionit për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, por e vetmja mënyrë për t`u zhbllokuar është shkuarja në zgjedhjet e parakohshme.

“Ka kohë që vendi është futur në një bllokadë, do të thosha krizë institucionale për shkak të mos dakordancës së partnerëve të koalicionit për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, dhe e vetmja mënyrë për ta zhbllokuar vendin është shkuarja në zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai për “Bota sot” është shprehur se PDK-së nuk i konvenon që të shkojë vendin në zgjedhje  të parakohshme dhe kjo është e  pashmangshme kjo vërtetohet edhe vizitën e Thaçit që ia bëri kryetarit të LDK-së.

Image
Nexhat Haziri

Në këtë situatë në të cilën po kalon vendi nuk shohë rrugëdalje tjetër, edhe pse shkuarja në zgjedhje nuk është se i konvenon PDK-së pasi kjo nuk është në momentumin më të mirë të saj, këtë po e tregojnë edhe sondazhet mbi popullaritetin e partive politike, por  do të detyrohet që ti hyjë një rreziku edhe me çmimin e mbetjes në opozitë, për arsyeje të këmbënguljes së kryeministrit Haradinaj që mos të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, e të cilën e ka kthyer në kauzë elektorale, dhe për këtë kanë bërë vërejtjet e tyre edhe faktori ndërkombëtar si në Bruksel po ashtu edhe në Ëashington. Se zgjedhjet janë të pashmangshme kjo vërtetohet apo edhe vizita që presidenti Thaçi ia bëri kryetarit të partisë më të madhe opozitare, LDK-së, z. Isa Mustafa”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat