AAK-ja komenton takimin Thaçi-Mustafa, tregojnë se a ndihen të rrezikuar në qeveri

Politika

AAK-ja komenton takimin Thaçi-Mustafa, tregojnë se a ndihen të rrezikuar në qeveri

Nga: D.RR Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:03
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Lidhur me takimin Thaçi-Mustafa, kanë folur nga AAK-ja, të cilët janë pyetur se a ndihen të rrezikuar në koalicion pas këtij takimi.

Shefi i Grupit Parlamentar nga AAK-ja, Ahmet Isufi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se, nuk ka asgjë për t’u befasuar nga ky takim, pasi Isufi e ka vlerësuar si vizitë e ndërsjellët institucionale.

“Vizitat e ndërsjella të liderëve institucionalë e politikë janë të zakonshme dhe ata vetë po i bëjnë publike prandaj s’ka asgjë për tu befasuar”, është shprehur ai.

Image
Ahmet Isufi

Ai ka kërkuar që takimet të jenë sa më transparente.

“Menjëherë pas takimeve po vazhdojnë spekulimet por ne konsiderojmë që opinioni duhet të dijë më shumë rreth temave dhe qëllimeve të takimeve”, ka thënë Isufi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat