Një qeveri teknike me PDK-në, vetëvrasja e dytë politike për Isa Mustafën dhe LDK-në

Politika

Një qeveri teknike me PDK-në, vetëvrasja e dytë politike për Isa Mustafën dhe LDK-në

Nga: A.M Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:50
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dolën zëra se mund të ketë një qeveri teknike.

Por, lidhur më këtë çështje, profesori Binak Maxharraj ka thënë për “Bota sot” se kësaj herë LDK- ja nuk do ta “ha karremin” e PDK-së që të hy në koalicion me këtë parti.

“Kryetari i vetmisë së madhe Hashim Thaçi sikur ka harruar së si e mashtroi LDK para dy- tri viteve për të bërë koalicion duke ia dhanë edhe pozitën e Kryeministrit, por pastaj e nxori nga dera dhe e hodhi në rrugë, bile pa e paralajmëruar fare. Por kësaj radhe LDK nuk duhet te hajë karremin e Thaçit, nuk ka koalicion me PDK”.

Po ashtu, ai është shprehur se LDK-ja nuk duhet të bëjë “vetëvrasje” politike, por duhet të kërkojë  zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image
Binak Maxharraj

“LDK nuk duhet që të bënë vetëvrasje politike për së dyti, por kërkon më ngulim që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të matet secili atje ku duhet, dhe më pastaj të merret përgjegjësia për drejtimin e punëve të mëdha të shtetit me plotë përgjegjësi. Por, zgjedhjeve të parakohshme më së shumti i frikësohet vet PDK e cila është në kolaps dhe është e bindur se do ti humbë zgjedhjet dhe të del në opozitë”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat