Salihaj: Thaçi i paska gënjyer amerikanët

Politika

Salihaj: Thaçi i paska gënjyer amerikanët

Nga: D.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:32
Adem Salihaj, Hashim Thaçi. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Pas takimit me zyrtarët e lartë amerikane Deputeti, Ilir Deda, ka thënë se Presidenti Thaçi ka gënjyer sa i përket qëndrimit të SHBA-së për korrigjimin e kufirit.

Deputeti Deda ka thënë se, në këtë takim janë hequr shumë pikëpyetje të cilat kanë të bëjnë me korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka akuzuar Thaçin se së bashku me ata që kanë lobuar për të janë munduar që të bindin SHBA-në që të gjithë në Kosovë janë pro një ideje të tillë. Ai thotë se në këtë takim është sqaruar gjithçka dhe amerikanët tashmë e dinë se populli i Kosovës nuk është për një ide të tillë.

Ndër të tjera Deda ka treguar që dy zyrtarët e lartë amerikan kanë kërkuar që të hiqet taksa për vazhdimin e dialogut, ndërsa ka paralajmëruar se diçka do të ndodh nëse Kosova vazhdon të qëndroj në pozicionet politike.

Mendim të njëjtë për gazetën “Bota sot”, ka dhënë edhe ish-deputeti i LDK-së,Adem Salihaj, ka thënë se tash doli që Thaçi i paska gënjyer amerikanët se gjoja të gjithë në Kosovë janë për shkëmbim territoresh me Serbinë, por, kjo nuk është kurrfarë befasie.

Kjo sipas tij, pasi Thaçi ka “ladruar” prej një shteti në tjetrin, duke u takuar me kryetarë shtetesh e kryeministra e duke i rrejtë se Kosova është e interesuar për shkëmbim territoresh, madje kjo ka vazhduar qe gati një vit.

“Ai po vazhdon të rrejë edhe sot e gjithë ditën. E kam thënë sa e sa herë, po e përsëris edhe tash: Kosova kurrë s'ka pasur e as s'do të ketë një njeri kaq të paskrupullt, kaq të pafytyrë, e kaq të shitur, siç është Hashim Thaçi. Sa i përket faktit se Thaçi paska arritur t'i rrejë amerikanët, unë nuk e besoj se ai ka arritur ta bëjë një gjë të tillë. Amerikanët na i dinë lugët në krojshne, e nuk po e dinë se çka mendojnë njerëzit në Kosovë lidhur me shkëmbimin e territoreve, i cili në fakt nuk është shkëmbim i vërtetë, por është dhënie e territoreve të Kosovës Serbisë. Ambasadori amerikan në Kosovë është për çdo ditë me ne dhe e di shumë mirë dispononimin tonë lidhur me këtë çështje”, ka thënë ish deputeti i LDK-së Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat