Alarmon analisti politik: Raportet Thaçi-Haradinaj janë ekstremizuar, mund të prodhojnë shpërthime të dhunshme

Politika

Alarmon analisti politik: Raportet Thaçi-Haradinaj janë ekstremizuar, mund të prodhojnë shpërthime të dhunshme

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:35
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Ditë më parë janë bërë tri vite që kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Republikës. Ai ishte zgjedhur në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike.

Me 71 vota në raundin e tretë pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.

Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

Për ta komentuar punën e deritanishme të presidentit Thaçi, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti i njohur në vend

Skender Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit si president iu ka dhëne shpresën e unifikimit të skenës politike të Kosovës, e cila për fatin tonë të keq, pas luftës u përça mjerueshëm.

“Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të vendit mbi të gjitha iu ka dhëne me shpresën e unifikimit të skenës politike të Kosovës, e cila për fatin tonë të keq, pas luftës u përça mjerueshëm nga ambiciet e dobëta të grupeve kriminale të cilat arritën që të infiltrohen në skenën politike dhe në strukturat institucionale, të cilat po e mbajnë shtetin peng”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, presidenti aktual nuk ka arritur ta realizoj këtë përgjegjësi kushtetuese prandaj, vendi ndodhet në pozitë të palakmueshme.

Zogaj, nënvizon se si kurrë ndonjëherë janë ekstremizuar raportet ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, që po reflektojnë pakënaqësi ekstreme gjithëpopullore.

Image
Skender Zogaj

“Presidenti Hashim Thaçi nuk ka arritur ta realizoj këtë përgjegjësi kushtetuese prandaj, vendi ndodhet në krizë të thellë dhe të rrezikshme. Pos polarizimeve të egra politike ndërmjet partive politike, si kurrë ndonjëherë janë ekstremizuar raportet ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, që po reflektojnë pakënaqësi ekstreme gjithëpopullore e cila mund të prodhojnë shpërthime të dhunshme nga të cilat pasojat do të ishin tepër-tepër të rënda dhe afatgjate”, ka përfunduar Skender Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat