Millaku: Qëndrimi i Thaçit nuk përkon me interesin e Kosovës, por me atë ruso-serb - Bota Sot
Millaku: Qëndrimi i Thaçit nuk përkon me interesin e Kosovës, por me atë ruso-serb

Politika

Millaku: Qëndrimi i Thaçit nuk përkon me interesin e Kosovës, por me atë ruso-serb

Nga: D. B Më: 3 mars 2019 Në ora: 08:58
Hashim Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë se qëndrimi i Hashim Thaçit ka kohë që nuk përkon me interesin e Kosovës, por me atë ruso-serb, prandaj ka kohë që ky njeri është deshifruar dhe dekonspiruar.

“Se Hashim Thaçi është manipulator dhe rrenc kjo është e ditur moti. Do të ishte dëm i pariparueshëm çdo ditë e qëndrimit të tij në këtë pozitë. Protagonizmi i Thaçit me lëvizjen e kufijve shtetërore të Kosovës ka të bëjë me pozicionin e tij ndaj Republikës së Kosovës, të cilën ky njeri e konsideron si plaçkë dhe sillat ashtu ndaj saj”, ka thënë deputetja Millaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat