“Raportet Thaçi-Haradinaj janë ekstremizuar, mund të prodhojnë shpërthime të dhunshme”

Politika

“Raportet Thaçi-Haradinaj janë ekstremizuar, mund të prodhojnë shpërthime të dhunshme”

Nga: N.H Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:31
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Analisti Skënder Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit si president iu ka dhëne shpresën e unifikimit të skenës politike të Kosovës, e cila për fat të keq, pasluftës u përça mjerueshëm.

“Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të vendit mbi të gjitha iu ka dhëne me shpresën e unifikimit të skenës politike të Kosovës, e cila për fatin tonë të keq, pas luftës u përça mjerueshëm nga ambiciet e dobëta të grupeve kriminale të cilat arritën që të infiltrohen në skenën politike dhe në strukturat institucionale, të cilat po e mbajnë shtetin peng”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, presidenti aktual nuk ka arritur ta realizojë këtë përgjegjësi kushtetuese prandaj, vendi ndodhet në pozitë të palakmueshme.

Zogaj, nënvizon se si kurrë ndonjëherë janë ekstremizuar raportet ndërmjet presidentit dhe kryeministrit, që po reflektojnë pakënaqësi ekstreme gjithë popullore.

Image
Skënder Zogaj

“Presidenti Hashim Thaçi nuk ka arritur ta realizoj këtë përgjegjësi kushtetuese prandaj, vendi ndodhet në krizë të thellë dhe të rrezikshme. Pos polarizimeve të egra politike ndërmjet partive politike, si kurrë ndonjëherë janë ekstremizuar raportet ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, që po reflektojnë pakënaqësi ekstreme gjithë popullore e cila mund të prodhojnë shpërthime të dhunshme nga të cilat pasojat do të ishin tepër-tepër të rënda dhe afatgjate”, ka përfunduar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat