Ja si e quan deputetja e LDK-së, presidentin Thaçi

Politika

Ja si e quan deputetja e LDK-së, presidentin Thaçi

Nga: N.H Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:28
Hashim Thaçi

Janë bërë tri vite që kur Hashim Thaçi u zgjodh president i Republikës. Ai në këtë pozitë ishte zgjedhur në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike.

Thaçi atë botë mori 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.

Zgjedhja e tij ishte kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare, të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e saj ishte e mençur që e votoi në atë kohë, sepse, sipas saj, ky subjekt sakrifikoi veten dhe u akuzua më vonë që e zgjodhi, pa e analizuar mirë situatën.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“President më përçarës, skena politike nuk ka pasur kurrë më herët Kosova sesa Hashim Thaçin. LDK ishte e mençur që e votoi në atë kohë, sepse sakrifikoi veten dhe u akuzua më vonë që e zgjodhi, pa e analizuar mirë situatën. Thaçi bëri antimiting me protestuesit e vet dhe nëse s'do të votohej, do të mund përplaseshin dy grupacionet partiake, sepse kishim protestues në dy taboret”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, deputetja e LDK-së ka thënë se partia e saj tejkaloi vetveten, inatin dhe imazhin para popullit, për të mos rënë në luftë civile.

Në fund, Bunjaku-Rexhepi ka nënvizuar se presidenti  Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti kurrë të jetë unifikues as i koalicionit, e lëre më i popullit dhe të gjitha partive politike.

“Thaçi e dobësoi shumë pozitën ndërkombëtare të Kosovës, duke hapur tema që e vetë kontestojmë Republikën e Kosovës. Thaçi nuk arriti kurrë të jetë unifikues as i koalicionit, e lëre më i popullit dhe të gjitha partive politike. Por, pasojat do të ishin më të mëdha nëse do të përplaseshin në atë kohë, protestuesit e dyja rrymave politike”, ka përfunduar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat