Shahu thotë se vizita e amerikanëve ishte dush i ftohtë për Thaçin, tregon arsyen

Politika

Shahu thotë se vizita e amerikanëve ishte dush i ftohtë për Thaçin, tregon arsyen

Nga: G.B Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:32
Rexhep Shahu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kohë më parë deklaroi se duhet të bëhet korrigjimi i kufijve me Serbinë, ide që gjeti kundërshtim. E tani, presidenti ka thënë se nuk do të ketë ndarje e as korrigjim të kufijve.

Deklarata e tij erdhi pas vizitës së dy zyrtarëve amerikanë në Kosovës.

Lidhur me këtë, publicisti Rexhep Shahu, ka thënë se presidenti ka problem me veten, se dëshiron të bëhet hero por që nuk ka mundësi, deshi të bëhet i madh si faktor i paqes, por që paqen e kanë sjellë të tjerët.

“Thaçi ka problem të rëndë me veten, ai do të mbetet në histori por historia e shqiptarëve ka dëbuar sepse gjithë kohën që është në pushtet ai është falsifikator. Thaçi do të bëhet hero por nuk bëhet dot, nuk ka mundësi, Thaçi do të bëhet babai i Kosovës por Kosova nuk e llogarit. Ai është gati të bëjë çdo gjë vetëm të jetë në vëmendje të amerikanëve e të të mëdhenjve, por ora e Thaçit po mbaron. Ai njëherë deshi të bëhet i madh duke u bërë faktor i paqes, por paqen e kanë bërë të tjerët dhe luftën e kanë bërë të tjerët”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, Thaçi mashtroi në emër ët amerikanëve por tani doli zbuluar, se dëshiron të jetë gjigant por që është i vogël.

“Thaçi nuk mund të jetë as pronar i paqes as i luftës. Mashtroi në emër të amerikanëve por tani doli zbuluar, pasi amerikanët nuk kanë çliruar Kosovën prej Serbisë me ia dhënë sërish atë Serbisë. Thaçi çfarë thotë në mëngjes e mohon në darkë pasi ai nuk di dhe i harron edhe këshillat që ia japin, pasi ai do të jetë vetëm i madh, gjigant ndërsa është i vogël. Thaçi i bën mirë vetëm luftërat e brendshme me kërcënime e presione për pushtetin e tij personal, por ai nuk mund të jetë faktor rajonal”, ka vlerësuar ai.

Shahu mendon se Thaçin lëpin atë që pështyn nga frika për pushtetin e tij personal dhe duket se amerikanët i kanë thënë se nuk është pronar i Kosovës dhe sipas tij, vizita e amerikanëve ka qenë dush i ftohtë për Thaçin.

“Me qëndrimet për kufirin, korrigjimin e tij, me atë se duhet të kalojnë mbi trupin tim për kufirin, me përrallat se do të zmadhojë Kosovën me Preshevën, ai nuk di ku është as çfarë është. Thaçi lëpin ato që pështyn nga frika për pushtetin e tij personal dhe duket amerikanët i kanë thënë se nuk je pronari i Kosovës dhe ai i ka frikë amerikanët. Besoj se vizita e amerikanëve ka qenë dush me ujë të ftohtë për Thaçin”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat