“Për Thaçin nuk ka respekt askush, përveç PDK-së”

Politika

“Për Thaçin nuk ka respekt askush, përveç PDK-së”

Nga: N.H Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:53
Hashim Thaçi

Për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, askush në Kosovë nuk ka respekt, përveç PDK-së, e cila edhe ajo është e luhatur prej kur Veseli është në krye të saj. Kështu ka deklaruar njohesi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti Thaçi ka dështuar të zbatojë kompetencate shumta të dhëna me Kushtetutë.

“Presidenti Hashim Thaçi ka dështuar të zbatojë kompetencat e shumta të dhëna me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, ndërsa u mërzit për shkak rolit ceremonial dhe shëtitës nëpër botë”, ka thënë Burjani.

Me tej, ai ka komentuar edhe librin e presidenti, për të cilin muaj më parë u bënë shumë kritika.

“Botojë një libër hiperbolë e punës së tij në politik, shpenzojë para të shumta, mbi 2 milion euro për shëtitjet e tij dhe promovimit dhe autorët e librit të tij, megjithatë, ai arriti të i mund kundërshtarët e tij politik një nga një, por askush në Kosove nuk ka respekt për të përveç PDK-së, e cila edhe ajo është e luhatur prej kur Kadri Veseli është në krye te saj, e që nuk e lenë farë të bëjë reformën e brendshme politike dhe kadrovike”, ka përfunduar Burjani.

Kujtojmë se tashmë janë bërë tre vite kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Republikës.

Kryetari i atëhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat