Fuqia e bashkimit në Tuz, një ogur i bardhë për shqiptarët kudo janë

Politika

Fuqia e bashkimit në Tuz, një ogur i bardhë për shqiptarët kudo janë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 mars 2019 Në ora: 23:16
Shqiptarët në Tuz

“Rasti i Tuzit është një shembull që duhet gjithsesi të ndiqet dhe të aplikohet edhe në Kosovë dhe urojë që faktori politik shqiptar i Tuzit të jetë edhe në të ardhmen kështu i bashkuar dhe unik dhe të mos ju përsëritet rasti i Ulqinit”, ka thënë Vesel Makolli.

Komuna e Tuzit do të drejtohet nga një shqiptar, pas rezultatit fitues në zgjedhjet vendore të bashkimit të 3 partive shqiptare përballë Partisë së presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanovic.

Pas mbylljes së numërimit të votave, kandidati i dalë nga bashkimi i tre partive shqiptare me emrin “Malësia na bashkon”, Nikë Gjeloshaj është shpallur fitues përballë kandidates tjetër Mirza Pepic.

Koalicioni shqiptar mori rreth 3682 vota, ose 16 nga 32 mandate në Kuvendin Komunal.

Në zgjedhjet e Tuzit morën pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë të ardhur për të votuar kandidaturën e bashkimit të tre partive shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se fitorja në Tuz, i ka prekur emocionet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Andaj sipas tyre, urgjentisht duhet t`i lihen anash interesat e ngushta partiake, individuale apo krahinore dhe të veprojnë si përfaqësues të një populli të lashtë.

Ata konsiderojnë se, ku munden malësorët shqiptarë të Malit të Zi për çështje të një komune të vogël të bashkohen tog, atëherë pse mos të bashkohen dhe udhëheqësit politikë të Kosovës, për një çështje shumë madhore e shtetërore, kundrejt Serbisë.

Bashkëpunimi sjellë sukses

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, fitorja në Tuz e shqiptarëve është një shenjë që tregon se kur di të bashkëpunosh fiton.

“Kjo gjë nuk krijohet pa eksperiencë dhe pa krijuar ndërgjegjësim se gjërat e përgjithshme janë po aq të rëndësishme sa personalet. Ne nuk kuptojmë akoma se pushteti duhet për të ndërtuar bazat për të ardhmen e fëmijëve tanë si gjëja jonë më e shtrenjtë, dhe kjo krijohet në konceptin e “lënies gjurmë” pozitive për të nesërmen për krenarinë e tyre”, ka thënë deputetja Millaku.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të martën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat