Krasniqi: Tuzi është shembull që bashkimi bën fuqinë

Politika

Krasniqi: Tuzi është shembull që bashkimi bën fuqinë

Nga: D. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:51
Faik Krasniqi

Politologu, Faik Krasniqi, ka thënë se, jemi komb i çuditshëm, pasi në Tuz shumica shqiptare, mezi fitojnë shqiptarët, kurse në Ulqin në shumicën shqiptare, vitin e kaluar fitoi një malazez i partisë se Gjukanoviqit, kurse Bujanoc në shumicën shqiptare, mezi fitojnë shqiptaret.

“Në Himarë shumica shqiptare, gjithmonë është udhëhequr nga minoriteti i ashtuquajtur grek, me përjashtim në zgjedhjet e kaluara kur fituan shqiptarët dhe shumë qytete tjera shqiptare ku jemi shumicë dhe me të vërtetë kjo është e çuditshme dhe e dhimbshme. Por, Tuzi është shembull që bashkimi bën fuqinë, e kjo tregon se shqiptarët e bashkuar gjithmonë do të fitojnë. Prandaj duhet të bëhen bashkë lidhur me çështjet që prekin direkt shtetin dhe kombin dhe jo fati i shtetit dhe loja me kufij të ngelet në duart dhe mëshirën e dyshes Thaçi -Rama bashkë me shokun e tyre serb Vuçiq”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat