Gjatë historisë nuk kemi pasur unitet

Politika

Gjatë historisë nuk kemi pasur unitet

Nga: D. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:49
Vesel Makolli

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se, bashkimi gjithmonë bënë fuqinë.

“Është normale në vendet demokratike siç është edhe Kosova që për shume çështje që janë te interesit të brendshëm mos të kemi mendim të njëjtë dhe aty nuk kërkohet unitet, por kjo është virtyti i demokracisë se e kundërt do kishte me na dërguar në sistem unitar siç është komunizmi dhe nga i cili kemi pësuar shumë. Kur kemi të bëjmë me çështjet jetike me interes për shtetin dhe ekzistencën e tij duhet pa ekuivoke të jemi unik dhe të bashkuar. Fatkeqësisht gjatë historisë tonë nuk kemi pasur unitet dhe bashkim të liderëve tanë politik siç ka ndodhur gjatë shpalljes së Pavarësisë në 1912, gjatë luftuese se parë botërore, gjatë krijimit të shteti modern shqiptar si dhe gjatë luftës së dytë botërore”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, mos uniteti në këto periudhat e cekura na ka kushtuar shumë dhe pasojat janë copëtimi i tokave shqiptare dhe gjendjen që e kemi ne ditët e sotme.

“Si duket recidivi i këtij "virusi" të mos unitetit është trashëguar deri në ditët e sotit, e fatkeqësisht edhe pas shumë këshillave të miqve tanë ndërkombëtarë, e sidomos të nunit të pavarësisë, SHBA, nuk po e tejkalojmë situatën dhe nuk po veprojmë në mënyrë unike dhe të bashkuar në të mirë të interesit të përgjithshëm. Rasti i Tuzit është një shembull që duhet gjithsesi të ndiqet dhe të aplikohet edhe në Kosovë dhe urojë që faktori politik shqiptar i Tuzit të jetë edhe në të ardhmen kështu i bashkuar dhe unik dhe të mos ju përsëritet rasti i Ulqinit”, ka thënë Makolli.

Ai ka thënë e duhet urgjentisht t`i lihen anash interesat e ngushta partiake, individuale apo krahinore dhe të veprojnë si përfaqësues të një populli të lashtë (thuajse populli më i vjetër në Evropë), e në frymë e demokracisë dhe uniteti të bashkimit dhe në të mirë të interesit shtetërore dhe të prosperitetit dhe zhvillimit të vendit tonë.

“Kosova e ka vendin në Bashkimin evropian dhe në këtë familje të madhe demokratike nuk shkohet me bajraktarizëm e folklorizëm. Është koha që të kthjellemi duke i lënë anash inatet dhe si vëllezër të bashkuar të gjejmë zgjidhje për çështjet jetike të shtetit tonë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat