Kusari-Lila: Korrigjimi i kufijve, zhbërje e shtetësisë së Kosovës

Politika

Kusari-Lila: Korrigjimi i kufijve, zhbërje e shtetësisë së Kosovës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 mars 2019 Në ora: 20:23
Mimoza Kusari-Lila

Alternativa nuk do t’ia zgjasë qeverisjen qeverisë Haradinaj. Kështu ka deklaruar kryetarja e partisë Alternativa për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, duke thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sa i përket idesë për korrigjimin e kufijve, ajo ka thënë se realizimi i asaj ideje nënkupton zhbërje të shtetësisë së Kosovës dhe kthim në gjendje më të keqe se para vitit 1999. Ndërsa i përket çështjes së taksës, ajo thotë se nëse hiqet taksa duhet të dihet se çka vjen në vend të taksës në raport me Serbinë, e nëse kryeministri e heq taksën tani, Kusari-Lila ka vlerësuar se kjo tregon çështjen e presionit ndaj tij.

“Bota sot”: Jeni pro apo kundër korrigjimit të kufijve, idesë së presidentit?

Mimoza Kusari-Lila: Kjo ide do të ishte fatale për Kosovën. Korrigjimi i kufijve në vete në bazë të vijave etnike do të ishte hiq më pak se zhbërje e shtetësisë së Kosovës dhe siç e kemi parë ka rrezikuar edhe njohjet e Kosovës, vetë hapja e temës ka rrezikuar njohjet dhe ka ulur numrin e njohjeve. Lëre më të kishte një finalizim të marrëveshjes, do ta kthente Kosovën ndoshta më keq se në vitin 1999, pas hyrjes së forcave ndërkombëtare dhe administrimit të UNMIK-ut, se diskutimi i temave dhe trajtimi i tyre në mënyrën si u bë, ishte me të vërtetë një kthim prapa dhe një dëm i parikuperushëm për Kosovën. Do të ishte e vështirë e besueshme që do të kishte pasoja jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin e Ballkanit dhe do të lëvizeshin kufijtë dhe do të kishte konflikte të panevojshme në baza etnike në një kthim prapa ndoshta në periudhën e luftërave të Ballkanit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të martën në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat