Deklarata e ambasadorit O’Connell, duhet të na alarmonte të gjithë si shoqëri, për ti thënë stop kësaj qeverisje

Politika

Deklarata e ambasadorit O’Connell, duhet të na alarmonte të gjithë si shoqëri, për ti thënë stop kësaj qeverisje

Nga: D. B Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:37
O’Connell

Deklarata e ambasadorit britanik O’Connell, do të duhej të lexohet si revoltë e miqve tanë ndërkombëtar me paaftësinë e liderëve shtetëror për të menaxhuar me shtetin në forma dhe mënyra demokratike, ku do të sundonte rendi dhe ligji, dhe ku do të mund të shihnim një shkallë të zhvillimet ekonomik me rritje normale.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se askush nuk po kërkon mrekulli, me një arsim më cilësor, me shëndetësi të avancuar, më një fjalë një shtet dhe shoqëri funksionale.

Image
Nexhat Haziri

“Në të gjitha këto fusha, ata që qeverisën me vendin, sidomos këta aktual kanë dështuar, dhe mbase ky dështim përkundër ndihmave të mëdha dhe përpjekjeve të miqve tanë ndërkombëtar për të na ndihmuar, dhe ky dështim i yni, pra edhe i neve qytetarëve që lejuam të sundohemi nga një kastë politike prej kriminel, në vend që të qeverisemi nga  njerëz normal që kanë kredibilitet politik, moral e profesional dhe natyrisht se sot miqtë tanë me të drejtë ndjehen të frustruar. Deklarata e ambasadorit britanik O’Connell, duhet të na alarmonte të gjithë neve si shoqëri, për ti thënë stop kësaj qeverisje dhe pjesës më të madhe të skenës politike, e cila seriozisht është duke e rrezikuar të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë si shtet funksional, demokratik, me ambicie të qarta për zhvillim ekonomik, social dhe perspektivë të qartë integruese auro-atlantike”, është shprehur opinionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat