Trinomi tragjik për Kosovën, Thaçi-Haradinaj-Veseli

Politika

Trinomi tragjik për Kosovën, Thaçi-Haradinaj-Veseli

Nga: N.H Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:34
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Përplasjet mes presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Ramush Haradinaj ditëve të fundit kanë përshkallzuar në intensitete më të forta. Të parët e vendit kanë akuzuar njëri-tjetrin për përpjekje në dëm të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përplasjet e fundit mes krerëve të shtetit dëshmojnë më së miri për nivelin e ulët dhe të paskrupullt në të cilin ka rënë politika vendore.

Kelmendi tre krerët e shtetit i ka quajtur si trinomi tragjik për Kosovën, shkruan “Bota sot”.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se kjo përplasje që po ndodhë mes krerëve të institucioneve të vendit dëshmon më së miri për nivelin e ulët dhe të paskrupullt në të cilin ka rënë politika vendore. Është e pafalshme dhe një shoqëri e cila është në rrugën e theqafjes arrin të ketë lider gangster si puna e këtij trinomi kaq tragjik për Kosovën Thaçi-Haradinaj-Veseli. Ku njeri e ka vendosur në pazar tokën dhe dëshiron të bëjë tregti me tokën e Kosovës. Tjetri po ashtu pajtohet me atë pazar për konsum të brendshëm politik i cili vjen nga një parti minore me apetite shumë të mëdha, duke mashtruar popullin dhe halli është se që të tre dëshmojnë se sa pak ose fare nuk e duan Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Tutje Kelmendi pyet se nëse kryeministri Haradinaj po i prishë punët me miqtë ndërkombëtarë, pse Thaçi dhe Veseli nuk e dërgojnë vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Në qoftë se Haradinaj po prishka punë, po e prish Kosovën me miqtë më të mëdhenj, me sponsorët e çlirimit, sponsorët edhe të shtetësisë së lirisë, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës Perëndimore vijnë për ta lutur për ta hequr taksën, dëshmon se sa nuk e duan atdheun dhe që nuk shkojnë në zgjedhje. Pra, Thaçi dhe Veseli më shumë e duan pushtetin që nuk e dërgojnë vendin në zgjedhje”, ka thënë ai.

“Nga ana tjetër nëse Haradinaj e do Kosovën dhe nuk është mik siç thotë presidenti i Radojçiçve, do të duhej të jepte dorëheqje dhe thjeshtë të mos i krijonte grupe negociatore për ta legalizuar shitjen që po tenton ta bëjë Thaçi”, ka shtuar Kelmendi.

Në fund, Kelmendi është shprehur se e gjithë kjo përplasje po bëhet vetëm për interesa personale.

 “Përplasja mes krerëve të shtetit është për “kapriqe”personale për të cilën them me përgjegjësi të plotë se as njëri dhe as tjetri nuk e duan Kosovën, këtë e kanë dëshmuar në luftë duke vepruar kundër interesave të Kosovës dhe të vendit. Këtë e kanë dëshmuar edhe në vitin 2004, ku së bashku me shërbimet ruse i shkaktuan trazirat marsit”, tha Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat