Paralajmëron Naser Rugova: Ky koalicion nuk e ka gjatë

Politika

Paralajmëron Naser Rugova: Ky koalicion nuk e ka gjatë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 12 mars 2019 Në ora: 23:07
Naser Rugova

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se koalicioni aktual është formuar me inercion të frikës së fitores së LDK-së.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Rugova ka theksuar se mosmarrëveshjet dhe ftohja e relacioneve mes partive të pozitës është e dukshme, ndërsa ka bërë me dije se Qeveria 'Haradinaj' nuk do të ketë jetëgjatësi.

Kurse sa i përket taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, Rugova ka thënë se partia e tij nuk është pyetur fare kur është marrë ky vendim, andaj ka thënë se u takon atyre që e kanë vendosur edhe ta menaxhojnë situatën e krijuar.

Rugova ka folur edhe për raportet me SHBA-të, për të cilën gjë ka thënë se të sfidohet miqësia, partneriteti dhe kërkesat e SHBA-ve është më tepër se papjekuri politike.

Deputeti i partisë më të madhe në vend ndër tjerash në këtë intervistë ka folur edhe për idenë për shkëmbim të territoreve të presidentit Thaçi. Rugova këtë ide e ka cilësuar si ide ruso-serbe.

“Bota sot”: Koalicioni aktual është duke kaluar në një fazë të vështirë. Si i ka parë Lidhja Demokratike e Kosovës këto zhvillime e fundit, dhe a mendoni se ka ftohje të raporteve në mes të partnerëve kryesorë?

Naser Rugova: Në fakt ky koalicion ishte formuar me inercion të frikës së fitores së LDK-së, një koalicion heterogjen, pa koncept të qartë qeverisëse, pa prioritete dhe me dështime serioze në të gjithë sektorët. Tani doli në shesh se këtyre partnerëve të koalicionit nuk ju intereson shteti dhe interesi nacional, por pushteti. Këta nuk kanë qëndrime zyrtare unike, madje me qasje shumë kontradiktore, mosmarrëveshjet dhe ftohja e relacioneve mes tyre janë të dukshme, edhe ashtu nuk kanë legjitimitet mazhoritar për të udhëhequr. Thjesht se kanë gjatë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat