Burjani: S`mund të ketë kushte për fillim dialogu

Politika

Burjani: S`mund të ketë kushte për fillim dialogu

Nga: A.M. Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:09
Ilustrim

Njohësi tjetër i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një deklaratë për “Bota sot” ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Deklaratat janë shterpe të këtij kryeministri, s`ka asnjë veprim konkret, krejt cirk, nuk ka dialog pa heqje të taksës, ky njeri është i tillë nuk merr vesh çka është politika e as zgjidhja, ideja nuk është me qit kushte të pamundshme se taksa nuk hiqet derisa të njohë Serbia shtetin e Kosovës, këto gjëra duhet dite me shkue në shkollë e merre vesh , në relacionet ndërkombëtare apo në të drejtën ndërkombëtare është e qartë kjo”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se kryeministri duhet te heq taksën në mënyrë që të mbroj sovranitetin e Kosovës brenda këtyre kufijve aktual.

Image
Blerim Burjani

“Çështje qitja e kushteve të pamundshme për palën tjetër është jo gatishmëri për dialog pra është kundër dialogut , pra s`mund të ketë kushte për fillim dialogu, nëse ky njeri është ka merre vesh gjë prej politikës  duhet të pezulloje taksën duhet të mbroj sovranitetin e Kosovës brenda këtyre kufijve aktual që është shpall shteti i Kosovës, aty dhe atëherë është koha për të mbrojt shtetin, shteti nuk mbrohet duke rrezikuar atë dhe integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, kjo quhet pa përgjegjshmëri. Ky njeri as nuk din por as nuk pyete, është i paparashikueshëm dhe i padijshëm nuk është ideja me ngri kryet por me tregue rezultat politik ky njeri po dështon me tregue rezultat pra nëse kështu ndodhe dhe vazhdon pa shkarkim atëherë mbetet Kosova me sanksione të SHBA”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat