Deputetja e VV-së për punësimet e familjarëve të AAK-së në PTK: Punëso-Shkatërro-Privatizo

Politika

Deputetja e VV-së për punësimet e familjarëve të AAK-së në PTK: Punëso-Shkatërro-Privatizo

Nga: D.RR Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:10
PTK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në një prononcim për gazetën “Bota sot” i ka komentuar punësimet e familjarëve të deputetëve dhe zyrtarëve të AAK-së në Telekomin e Kosovës.

Ajo thotë se marrja e pushtetit nga koalicioni qeverisës që nga fillimet është kuptuar dhe vepruar si plaçkë dhe nuk është e befasuar nga këto punësimet.

“Marrja e pushtetit nga koalicioni qeverisës që nga fillimet është kuptuar dhe vepruar si plaçkë, pra ata janë brenda logjikës së vet të veprimit. Unë nuk jam e befasuar fare për këto punësime dhe këto janë jo vetëm në PTK, por edhe në tërë ministritë dhe agjencitë shtetërore, e në një mënyrë e kanë ngulfatur shtetin dhe po e rëndojnë buxhetin”, thotë Millaku.

Image
Drita Millaku

Përveç AAK-së, ajo thotë se edhe njerëz të PDK-së dhe NISMA-së janë të punësuar. Sipas Millakut, strategjia e tyre është, punëso- shkatërro-privatizo.

“Nuk janë vetëm njerëzit e AAK të punësuar, por edhe të PDK dhe Nismës. Këto parti që nga pas lufta kanë pasur strategji të tilla sidomos të privatizimit. Pra, logjika e tyre është punëso-shkatërro-privatizo dhe në fund përvetëso. Vetëm në Prizren janë shkatërruar dhe përvetësuar nga mafia mbi 50 ndërmarrje me renome ndërkombëtare, me mbi 23.000 punëtor të lënë jashtë”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat