“Kur ish koha me i vënë kufijtë dhe me lufta komandantët shkuan vetëm deri tek zyrat në Mitrovicë”

Politika

“Kur ish koha me i vënë kufijtë dhe me lufta komandantët shkuan vetëm deri tek zyrat në Mitrovicë”

Nga: D. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:54
UÇK

Analisti politik Rexhep Shahu i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe duhet të mos minohet e sabotohet nga rivalët e kryeministrit Ramush Haradina,j por të jetë masë serioze.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar kontrabanda e të fortëve me mallra serbe se kështu degjeneron taksa e vetë shteti i Kosovës që akuzohet si shtet të fortësh e komandantesh.

Image
Rexhep Shahu

“Nëse Kosova bën politike private liderësh ajo zhvlerësohet para miqve, dhe para Serbisë dhe nëse nuk jemi seriozë e të fortë në veprime atëherë Serbia nxjerr lojëra të reja, i vjen oreksi që ta nisë lojën nga e para. Politika në Kosovë duhet të dijë se ajo nuk e ka çlirua Kosovën dhe as nuk i vendos ajo kufijtë e Kosovës. Kur ish koha me i vënë kufijtë dhe me lufta komandantët shkuan vetëm deri tek zyrat në Mitrovicë. Fati i taksës ndaj mallrave serbe besoj se do të jetë si fati i qëndresës dhe seriozitetit të drejtuesve politike. Po ju krijua mundësi Serbia dëshiron të kthehet në Kosovë”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat