Profesor dr. Binak Maxharraj, konsideron se dialogu i deritashëm i Presidentit Thaçi me Serbinë, ka sjellë vetëm marrëveshje që e dëmtojnë vendin dhe se ai ka marrë rolin e lobuesit për ndarjen e vendit nëpër botë.
“Hashim Thaçi dialogoj me Daçiqin e Vuçiqin (kriminel të njohur serb gjatë luftës) dhe Kosovës i solli vetëm Marrëveshje të këqija që e dëmtojnë atë, si demarkacioni me Malin e Zi, Asociacionin për Serbet ne veri me kompetenca ekzekutive, dhe se fundi ky njeri e hapë edhe çështjen e korrigjimit të kufijve midis dy vendeve, duke e hapur kështu plagën dhe ëndrrën e moçme të Serbisë për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Maxharraj.
Madje, sipas tij, Presidenti shkoi edhe më larg, sa që e mori rolin e lobimit nëpër botë për ndarjen e Kosovës.
“Kundër kësaj ideje dolën shumë shtete më të fuqishme të botes, por edhe brenda Kosovës këtë ide nuk e përkrah askush, ani pse Hashim Thaçi gënjen duke thanë se e ka përkrahjen e popullit. Rrenat e këtillë ia qitën për lendinë edhe zyrtaret amerikan qe para do kohe vizituan Kosovën”, ka potencuar prof. dr. Binak Maxharraj për “Bota sot”.