Ish-anëtari i SHIK-ut: Ky është lideri i punësimeve në Telekom, aty i punësuan edhe dashnoret

Politika

Ish-anëtari i SHIK-ut: Ky është lideri i punësimeve në Telekom, aty i punësuan edhe dashnoret

Nga: D.Rr Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:27
Naim Miftari

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryesisht ata që janë në pushtet, po e shfrytëzojnë më së miri pozitën dhe autoritetin e tyre për të punësuar familjarë nëpër institucionet publike të Kosovës, e rasti më i shpeshtë janë punësimet në Telekomin e Kosovës.

Edhe pse me vite është bërë zhurmë për punësimet familjarëve të politikanëve në PTK, kjo vazhduar edhe tash me këtë qeveri.

Ish anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari, thotë për “Bota sot” se, punësimet e tilla në institucione publike datojnë që nga pas lufta, ndërsa thotë se PDK-ja e mban rekorde për punësime.

“Keqpërdorimet e pushtetit sot duke punësuar baballakat, grat, burrat, tezet, nipat e dashnoret nëpër firma shoqërore ka vazhduar nga pas lufta gjer sot. Dihet mirë se PDK është lideri kryesor që ka punësuar militant dhe familjarët e të njofshmit e liderëve dhe komandantëve të tyre”, thotë Miftari.

Sipas tij, kjo është një arsye që profesionistët po e braktisin shtetin e Kosovës.

“Tani edhe partia në pushtet sot, AAK, po vazhdon në të njëjtin drejtim. Njëjtë kanë vepruar të gjitha partitë që ishin në pushtet dhe kjo tregon se askush nuk qan hallet pse kuadrat e reja si mjekët, ekspertët, inxhinierët, etj, po e braktisin Kosovën duke kërkuar jetë më të mirë pasi partitë politike dhe pushteti veprojnë dhe mbrojnë vetëm interesin e vet dhe të klaneve të tyre”, thotë tutje ai.

Për më tepër, Miftari mendon se nëse nuk je pjesë e ndonjë grupi, atëherë je i lënë pas dore dhe i mbaruar.

“Prandaj po nuk je pjesë e ndonjë klanit politiko-mafioz, je i përjashtuar nga ky shtet, je i lënur pas dore duke jetuar në mjerim në luftën për ekzistencë ekonomike dhe për drejtësi institucionale të mohuar ndaj qytetarit i cili nuk i takon dikujt. Po ke qytetar i pavarur dhe kërkove drejtësi në këtë shtet të kapur nga mafia politike, je i mbaruar”, përfundon Miftari për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat