Dialogu, korrigjimi i kufirit dhe marketingu politik - Bota Sot
Dialogu, korrigjimi i kufirit dhe marketingu politik

Politika

Dialogu, korrigjimi i kufirit dhe marketingu politik

Nga: A.M. Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:42
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se çdo shtyrje e dialogut i konvenon Serbisë, si dhe bashkimin e Preshevës më Kosovën e quan marketing politikë.

“Kjo është teprua, çdo shtyrje e dialogut i konvenon Serbisë e cila po shtyhet nga SHBA dhe BE për të pas sa më parë një marrëveshje të obligueshme të zbatueshme, në këtë dialog pritet të zyrtarizohen kufijtë, dhe do të respektohet integriteti territorial i Kosovës, tjera si bashkimi i Preshevës e tjerë janë marketing politik, apo dëshire për bashkim që Serbia as që do me dëgju për këtë temë , dhe kjo për Serbin kuptohet mbetet e papranueshme”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai e ka quajtur absurde mbajtjen e taksës  edhe më tej, gjithashtu ai ka thënë se duhet të vazhdohet dialogu, por jo me vendos kushte të papranueshme.

Image
Blerim Burjani

Taksa është absurdi më i madhe me mbajt, në fillimisht ka pas efekt, është kontra efekt kjo është e kryer. Nuk duhet as  të diskutohet më kjo çështje është e saktë edhe me të drejtën ndërkombëtare nuk mund të ketë kushte për fillim dialogut. Le të fillon dialogu dhe le të shkojnë të mbrojnë sovranitetin dhe mos të lënë as një shkëmbim e as korrektim, pra duhet të shkohet në bisedime por jo me qit kushte të papranueshme që pengon dialogun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...