Analisti politik tregon se çka do të ndodhë më LDK-në nëse hyn në një koalicion me PDK-në

Politika

Analisti politik tregon se çka do të ndodhë më LDK-në nëse hyn në një koalicion me PDK-në

Nga: N.H Më: 16 mars 2019 Në ora: 22:59
LDK

Partia më e madhe në vend, që një kohë është duke u deklaruar së është e gatshme të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse, me kushtin që ta udhëheqë qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.

Lidhur më këtë, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nëse partia e Mustafës do hynte në një koalicion më PDK-në, kjo do ishte një vetëvrasje politike për këtë subjekt.

Sipas Shahut, po hyri LDK-ja në koalicion me PDK-në ajo do të bëhet një filial i partisë së Kadri Veselit.

“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të hynte sërish në një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës do të ishte vetëvrasje politike e saj me gisht të madh dhe në këtë rast nuk ka kujt i kërkon llogari. Po hyri LDK-ja në koalicion me PDK-në ajo do të bëhet një filial i PDK-së, ajo do të bëhet një vegël e Hashim Thaçit, një shtojcë e pavlerë e PDK-së dhe komandantëve”, ka thënë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Shahu kujton se partia e Mustafës e ka provuar këtë koalicion, dhe sipas analistit politik me këtë e cenuar boshtin e saj.

Image
Rexhep Shahu

 

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka provuar këtë dhe e ka pësuar, është pakur, rrudhur, deformuar, dhe ka cenuar boshtin e saj. Nëse drejtuesit e LDK-së duan ta shfytyrojnë atë parti historike, le të hyjnë sërish në koalicion me PDK-në dhe do të marrin përsipër rrisin e mëkateve të PDK-në dhe komandantëve”, ka përfundoi analisti politik Rexhep Shahu.

Ndryshe, LDK në maj vendos edhe për zgjedhje të brendshme, ndërsa flitet për rreth 6 kandidatë të mundëshëm që do jenë pjesë e garës për të marrë kreun e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat