Deputetja e LVV-së: Pa ja shtyp gjarprit kokën nuk do të ketë rahati në Kosovë

Politika

Deputetja e LVV-së: Pa ja shtyp gjarprit kokën nuk do të ketë rahati në Kosovë

Nga: D. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 22:22
Drita Millaku dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë ide për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për të realizuar “ëndrrën” e tij ndryshimin e kufijve.

Por kjo ide e tij, siç duket është e pamundur me ndodhë në këto rrethana në të cilën gjendet skena politike në Kosovë.

Presidenti i vetëm nuk mundet ta realizon qëllimin e tij, ndërsa opozita thotë se Thaçi ka vendosur me ndryshu gjithçka për t’i kënaqur serbët.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku ka thënë se ndryshimi i Kushtetutës me këtë ndërtim të shumicës dhe pakicës është i pamundur.

Sipas saj, Hashim Thaçi e ka vendosur të ndryshojë gjithçka për ndryshimin e kufijve dhe për ti kënaqur idetë serbe.

“Hashim Thaçi është në gjendje të ndryshojë kushtetutën të qesë në pazar edhe sovranitetin e shtetit edhe gjakun e dëshmorëve dhe gjithçka pasi që këtë e kërkojnë padronët e tij”, thotë Drita Millaku nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe ky ndryshim duhet të jetë vetëm që ti ndalohet Hashim Thaçit me emër e më mbiemër që ta përfaqësojë Kosovën. Pa ja shtyp gjarprit kokën nuk do të ketë rahati në Kosovë”, ka thënë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat