Presidenti i braktisur - Bota Sot
Presidenti i braktisur

Politika

Presidenti i braktisur

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 mars 2019 Në ora: 08:07
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në idenë e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për të ndryshuar pastaj kufijtë me Serbinë, nuk po gjenë përkrahje nga askush në Kosovë.

Të gjithë partitë politike në Kosovë, përfshirë këtu edhe pozitën janë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

I zëshëm në këtë çështje është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se prekja e kufijve do të çonte në luftë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në gjendje të ndryshojë Kushtetutën e Kosovës, të qesë në pazar edhe sovranitetin e shtetit edhe gjakun e dëshmorëve dhe gjithçka pasi që këtë e kërkojnë padronët e tij.

Millaku kërkon shtypjen e kokës së gjarprit

Image
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku ka thënë se fillimisht ndryshimi i Kushtetutës me këtë ndërtim të shumicës dhe pakicës është i pamundur.

Sipas saj, Hashim Thaçi e ka vendosur të ndryshojë gjithçka për ndryshimin e kufijve dhe për ti kënaqur idetë serbe.

“Hashim Thaçi është në gjendje të ndryshojë kushtetutën të qesë në pazar edhe sovranitetin e shtetit edhe gjakun e dëshmorëve dhe gjithçka pasi që këtë e kërkojnë padronët e tij”, thotë Drita Millaku nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe ky ndryshim duhet të jetë vetëm që ti ndalohet Hashim Thaçit me emër e më mbiemër që ta përfaqësojë Kosovën. Pa ja shtyp gjarprit kokën nuk do të ketë rahati në Kosovë”, ka thënë deputetja Millaku.

Shteti i dytë i shqiptarëve u krijua me Ibrahim Rugovën, UÇK-në dhe aleatë perëndimor

Image
Vesel Makolli

Kurse, sekretari i Përgjithshëm AKR-së,Vesel Makolli ka pohuar se nëse nisemi nga historia shqiptarët si populli më i vjetër në Ballkan gjithmonë me fqinjët është sjellë paqësisht dhe jo vetëm me fqinjët por edhe me popujt e ardhur në Ballkan.

“Sllavët gjegjësisht serbët kanë ardhur në trojet tona në shekujt VI - VII dhe nga atëherë urrejtja apo atakimi ka qenë thuajse i një anshëm vetëm nga pala serbe, e cila duke shfrytëzuar momentet e caktuar historike, mos gjeturinë tonë dhe konstelacionin e forcave botërore është zgjeruar në dëm të trojeve tona. Pushtuesin e fundit shekullor Turqinë gjatë gjithë kohës së pushtimit e kanë luftuar permanent vetëm shqiptaret të cilët janë ndihmuar nga fqinjët vetëm me armatim. Pushtimi i trojeve shqiptare nga Serbia ne 1912, ka ardhur tre muaj pasi që shqiptarët me kryengritjen e tyre dhe te furnizuar me armatim nga fqinjët i kanë dridhur themeltë e Perandorisë Osmane duke çliruar edhe Shkupin”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, fqinjët tanë Ballkanik me anë te intrigave dhe pabesisë e zhvilluan luftën e parë Ballanike duke i okupuar tokat shqiptare dhe duke e lëne faktorin shqiptar jashtë Aleancës Ballkanike.

“Planet e tyre për zhbërjen e shtetit te shpallur shqiptar dhe copëtimin e tokave ndërmjet vete e stopuan fuqitë e mëdha te kohës Austro-Hungaria dhe SHBA dhe fal tyre u bë edhe Shqipëria. Deja vu i kësaj është edhe krijimi i shtetit te Kosovës, kur fal lëvizjes gjithë popullore paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova dhe UÇK-së, te ndihmuar nga SHBA dhe aleatët tjerë u krijua shteti i dyte shqiptare i ëndërruar me gjenerata dhe padrejtësia shekullore ndaj shqiptarëve në masë të madhe u përmirësuar. Më mirë është te bisedohet me vite te tera se sa te luftohet vetëm një ditë. Te gjitha luftërat dhe konfliktet përfundimin e kanë pasur ne tavolinen e bisedimeve. Gjermanet dhe francezet kane pasur armiqësi me shekuj dhe kane luftuar me dekada, por ne fund me bisedime dhe marrëveshje kane arrit qe sot te jene dy shtet mike dhe shtylla kryesore të BE-së. Populli shqiptar asnjëherë nuk i ka atakuar fqinjët e tij dhe jo vetëm, andaj faktori ndërkombëtar duhet ta ketë parasysh ketë dhe presionin për arritjen e marrëveshjes paqësore ta orientoj ka pala serbe e cila historikisht është zgjerua ne tokat shqiptare si dhe ka kryer masakra gjenocidiale ndaj popullit shqiptar”, ka thënë Makolli.

Kosova duhet me qenë stoike në mbrojtjen e tërësisë territoriale

Ai ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është me se e nevojshme për të dy palët si dhe për faktorin ndërkombëtar i cili dëshiron qe njëherë e përgjithmonë te mënjanoj konfliktin si dhe status quon ne këtë pjese te globit.

“Parimisht ne duhet të jemi për zgjedhjen e problemit ne mënyre paqësore me një marrëveshje e cila nuk do të shkoj në dëm tonin dhe me bekimin e faktorit relevante vendimmarrës ndërkombëtar. Shtetit serb duhet ti vuhet kushti kryesore për ndërrimin e kushtetutës, gjegjësisht largimin e Kosovës nga preambula e kushtetutës se saj. Ne duhet të jemi stoik për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe kushtetutës së Kosovës duke mënjanuar synimet shoviniste serbe për pjesë të territorit tonë e sidomos të resurseve natyrore. Ne tryezën e bisedimeve duhet te shkojmë të përgatitur dhe unik duke krijuar hapësire SHBA-së dhe aleateve tanë për te na ndihmuar në vurjën e drejtësisë ne vend. Opsioni i korrigjimit te kufirit mund te shqyrtohet me kusht që resurset vital natyrore te Kosovës mos të jenë të diskutueshme. Korrigjimet eventuale të kufirit nëse insistojnë miqtë tanë, mund të bëhen vetëm me pëlqimin e plotë dhe unik të palës kosovare duke mos cenuar interesin tonë gjeografik, pasuror dhe njerëzor”, ka thënë Makolli.

Kelmendi: Thaçi i vetëm nuk mund të ndryshoj Kushtetutën

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë se ndërrimi, korrigjimi apo ndryshimi i Kushtetutës është çështje e rregulluar juridikisht.

“Në nenin 65, paragrafin 2, qëndron se Kuvendi është kompetent për të ndryshuar Kushtetutën me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, përfshirë edhe 2/3 e deputetëve për vendet e rezervuara. Kjo është ligjore këtej Kuvendi është i vetmi organ që bënë ndryshime. Këtu këtë mund të paraqes edhe Presidenti, por votimi i tillë është i domosdoshëm. Pa 2/3 nuk bëhen ndryshimet. Mendoj se ndryshimet janë të realizueshme, nëse PDK-ja, LDK- ja dhe Lista serbe, në përkrahje të ndonjë subjekti tjetër, votojnë. Ndryshimet me qëllim të ndërrimit të kufijve janë çështje që po e kërkon shteti serb”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, nuk kemi bllokim nga minoriteti serb për 2/3, bllokimi mund dhe duhet të bëhet vetëm nga deputetet shumicë shqiptarët.

“Ata nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë shkatërrimin e Republikës pasi deputetet janë zgjedhur brenda kornizës ligjore të Republikës dhe nëse votojnë kundrejt saj është vepër tepër e rëndë penale dhe e dënueshme me burg të përjetshëm. Thjeshte, votimi i tillë është tradhti ndaj Republikës dhe e dënueshme me ligjet në fuqi. Kjo vlen për Presidenti, Qeverinë dhe Kuvendin. Këto organe janë të Republikës dhe përgjigjen para ligjeve të shtetit të Kosovës”, ka thënë njohësi çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se fuqia e President Thaçi është e kufizuar pa marrë parasysh se aj paraqitet si i gjithëfuqishëm, këtë e them duke u bazuat ne kushtetutën e Kosovës dhe në ligjin për presidentit e Kosovës.

Image
Tomë Gashi

“Absolutisht është e sigurt se presidenti i Kosovës zoti Thaçi nuk mundë të ndryshoj kushtetutën i vetëm, sepse këtë nuk mund ta bëj pa mbështetje të faktorit të gjerë politik. Dhe përfundimisht nuk do të ketë korrigjime të kufijve siç flet Thaçi, edhe pse ende nuk e ka te artikuluar qartë idenë e tij. Ajo që thotë Thaçi është paksa iluzion se Serbia do të jap Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën pa dhënë asgjë nga territori i Kosovës. Dhe në lojë me deklarata të Thaçit janë çështje aq të rënda dhe të dëmshme për Kosovën saqë është duke u rrezikuar vet shtetësinë e Kosovës me faktin se është duke e rrezikuar sovranitetin e shtetit të ri të Kosovës”, ka thënë avokati Gashi.

Kufijtë nuk mund të ndërrohen

Sipas tij, me këto deklarata të Thaçit është duke u kundërshtuar vendimi i Gjykatës së përhershme ndërkombëtare në Hagë e cila Gjykatë e konfirmojë se Kosova pati të drejtë të shpallë Pavarësinë edhe pse ishte në administrim të OKB-së.

“Dhe tani për shkak të kësaj situate me këto deklarata për kufijtë e Kosovës është ndaluar plotësisht njohja e shtetit të Kosovës nga shtete të tjera, bile kemi edhe revokimin e njohjeve të Kosovës nga disa shtete që është gjendje katastrofale për shtetin e ri të Kosovës. Thënë shkurt kufijtë e Kosovës nuk mund të ndërrohen në asnjë variant sepse do të ishte fundi i stabilitetit të Ballkanit dhe do të kishim pasoja domino në Ballkan dhe lufta të reja për territore. Kjo do të ishte katastrofë e cila në asnjë variant nuk do të lejohet” ka thënë avokati Gashi.

Hertica i quan lojëra qyqare të Thaçit karshi Serbisë

Image
Ali Hertica

Analisti politik Ali Hertica ka thënë se partitë opozitare në Kosovë dhe qytetaret, vazhdimisht e kanë kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës, dhe është gabim të hyjmë në lojëra të tilla, e sidomos kur është tërësia e territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, të gjithë e din planin ogurzeze të Serbisë për Kosovën kur është çështje e tërësisë territorial, sepse Serbia së pari duhet ta njohë Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur të përgjigjet për të gjitha dëmet dhe viktimat,

“Pastaj të diskutohet për tema tjera vetëm në ato bilaterale assesi në tërësinë e territorit. Një gjë assesi nuk duhet ti shkon përshtati shteti gjenocidial Serbisë me qyqarët tanë të cilit luajnë këso lojëra të dëmshme për Kosovën siç është Hashim Thaçi dhe assesi nuk duhet të ndodhë. Kosova duhet të njihet fillimisht me këtë Kushtetutë dhe me këta kufij nga ana e shtetit Serbe dhe me pastaj të flitet për marrëdhënie bilateral dhe çështja të tjera. Por, Hashim Thaçi duke shikuar apo pasur ai si i pari i futi një lloj platformë politike për Kosovën ai nuk ndërmerr masa që ai ta bëjë punën e tij kushtetuese, sepse është detyrim i tij kushtetues që ai ta drejtojë dialogun për arsye se dialogun gjithmonë e ka bërë Qeveria”, ka thënë Hertica.

Ai ka thënë se çështja e kufirit me Serbinë është e rregulluar në bazë të Deklaratës së Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, dhe shteti i Kosovës as që duhet të merret me këtë çështje e cila po diskutohet për korrigjim apo përshkrim të kufiri.

“Kosova ka punë më madhore se kjo që është fare e pa nevojë kështu që dialogun me Serbinë duhet të vazhdon shtetet në mes dy shteteve fisnore kur njëra-tjetrën e njohin, atëherë mundet të hapë çfarëdo temë po që se qytetarët janë të interesuar të cilat që janë interes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të të dy shteteve, për ndryshimin e kufirit apo ai korrigjimi assesi mos të vijë në debat dhe assesi mos të dilet nga korniza kushtetuese që sot ka Shteti i Kosovës. Dhe ky realizim nuk do ti realizohet Thaçit sepse nuk do ketë përkrahje për ndryshim të kushtetutës ,sepse për ndryshim besoi duhet një referendum gjithë popullor”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...