Kosova ballafaqohet furishëm me rezistencën e Serbisë dhe mbështetësve tradicional të tyre

Politika

Kosova ballafaqohet furishëm me rezistencën e Serbisë dhe mbështetësve tradicional të tyre

Nga: D. B Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:59
Ushtria serbe

LDK-ja është e gatshme të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse, me kushtin që ta udhëheqë qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.

Kështu ka deklaruar Besian Mustafa, ditë më parë zëdhënës i LDK-së, i cili ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare i negocion qeveria. Madje Mustafa ka qenë shumë kritik edhe për zhvillimet politike, duke thënë se kjo qeveri e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët në politikën ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka thënë se kushdo që është duke përcjellë zhvillimet politike në Kosovë, e ka mese të qartë se gjërat janë duke stagnuar e degraduar.

Ai ka thënë se politikëbërsit dhe politikbërja bëhen me maturi, me filozofi dhe me idealizëm për të ia arritur qëllimit që të funksionojë shteti me mekanizmat e vetë, në veçanti kur ne si Kosovë jemi akoma në hapat e shtet ndërtimit.

Image
Ismet Haziri

“Krahas këtij fakti, Kosova ballafaqohet furishëm me rezistencën e Serbisë dhe mbështetësve tradicional të tyre, në mënyrë qe ne te kemi stagnimet dhe dështimet tona në të bërit shtet funksional, ku sundon ligji, barazia, drejtësia. Pra duke u gjendur para një situate të tillë, askush nga ata që ka marr besimin e popullit nuk duhet për të i ikur përgjegjësisë që i obligon kushtetuta. Pra LDK si një parti, pishtarë e formimit institucional ne Kosovë, si parti me traditë për 3 decenie nuk është mirë për Kosovën që të shikojë nga pozicioni i vrojtuesit, ngase e dëmton shumë Kosovën, por në të njëjtën kohë elektorati dhe masat e gjëra popullore nuk do ta presin mirë këtë sjellje të LDK-së”, ka thënë njohësi çështjeve politike Haziri.

Ai ka thënë se veprimi dhe vendimi i LDK-së duhet të jetë racional dhe nacional, por asnjëherë duke u bërë pjesë e fajit apo për të i marr mbi supet e veta gabimet dhe dështimet e kësaj Qeverie e cila me veprimet e veta po dëmton vendin nga brenda duke shpenzuar e punësuar për të paguar nga paraja e popullit, ata që asnjë produkt të ri nuk sjellin, përveç që janë të afërt dhe militant të partive ne pushtet.

“Pra LDK, nuk guxon të punojë me skenarë, por me vizion, për të nxjerrë vendin nga një skëterrë politike, për të përmirësuar imixhin më SHBA dhe BE, për të qenë transparente para popullit dhe për të ven disiplinë maksimale institucionale në shumë kuptime. Pra ne nuk e kemi veç dialogun si problem, por kemi shumë probleme, prandaj LDK është mirë që të marr përgjegjësin qeverisëse, duke emëruar e përzgjedhur nivele Akademike ne pozita vendimmarrëse. Nëse ndodh ky proces, atëherë duhet të bëjë shumë shkurtime Ministrish, të abrogojë shumë vendime pune që godasin buxhetin e Kosovës, të dal me dëshmi para ndërkombëtarëve se Kosova është vend normal, duke u marr edhe me reformim administrate publike, në mënyrë që përveç dialogut, ne të njëjtën kohë të i kapim edhe votimin e Këshillit Evropian për liberalizim”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat