A ka Kosova buxhet për ushtri obligative?! - Bota Sot
A ka Kosova buxhet për ushtri obligative?!

Politika

A ka Kosova buxhet për ushtri obligative?!

Nga: A.M. Më: 19 mars 2019 Në ora: 23:35
Ushtria e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që shërbimi ushtarak të bëhet i obligative.

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve politike, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”,  ka potencuar  se ushtarët rezervë njëherë apo ma shumë herë munden me i thirrë në ushtrime përgatitore se për kontinentet apo mbajtjen e formës së tyre ushtarake.

“Prandaj për një vendim luftarak me shtetin tonë do ta kenë më të vështirë me vendosur. Duhet të mos harrohet edhe mënyra e ushtrisë rezerve po e tregoj nevoja, sepse kjo ushtri gjithnjë e ka parasysh dhe është si rezervë që po e tregoj nevoja munden menjëherë të aktivizohen. Po këta, ushtar rezervë njëherë apo ma shumë herë munden me u ftue në ushtrime përgatitore se për kontinentet apo mbajtjen e formës së tyre ushtarake. Fjala e urtë e thënë se” tuta e ruan vneshten” e ka kuptimin e vete në këtë rast. Nëse vendoset për një ushtri profesionale, gjithashtu duhen të bëhen analiza të thukëta të mënyrave-lëmive kryesisht sikur i përmenda më lartë, dhe duhet të dihet numri i saktë i tyre, duhet që nga vendimi i kryerjes se këtij profesionalizmit, të aftësohen në një periudhe sa më të shkurtë, sepse ai proces të ata ka me vazhdua në mënyrë permanente të aftësimit të tyre në shumë aspekte që i duhen një ushtrie sa të janë në kryerjen e ushtrisë, sepse ata që nga fillimi i angazhimit në ushtri do ta kalojnë një periudhe të gjatë në këto angazhime dhe padyshim se ata do të perfeksionohen në një afat të konsiderueshëm”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se kosto llogaritare mund të jetë ma e shtrenjtë, që për kushtet tona si Kosove janë më të rënda.

Image
Hajrullah Tërnava

“E mbeta e tyre është se një kohë relative jo të gjatë ata duhen të pensionohen apo do të mplaken, e në ushtri duhen djem të ri, dhe të gjithë ushtaret profesional duhen të jenë të paguar me paga mujore dhe të iu heq stazhi i beneficuar, prandaj bëhet pyetja se a e kemi atë mundësi që ta kemi një ushtri të cilët në një moshë relativisht jo të moçme ti pensionojmë, dhe prapë ti angazhojmë të rinj dhe ti aftësojmë për mbrojtjen e atdheut, me një fjalë kjo kosto llogaritare mund të jetë ma e shtrenjtë, që për kushtet tona si Kosove janë më të rënda”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...