Serbia duhet paditur për krimet kundër njerëzimit në Kosovë - Bota Sot
Serbia duhet paditur për krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Politika

Serbia duhet paditur për krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Nga: D. B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:08
Kriminelët serb

Serbia duhet të paditet për krimet kundër njerëzimit në Kosovë, sepse e shkuara kurohet me drejtësi.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike e politike Ilir Vata, in cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova ka mijëra njerëz të humbur, ka prova dhe fakte dhe duhet të kishte nisur një padi kundër shteti serb për krimet kundër njerëzimit.

Ai ka thënë se në Reçak shumë njerëz janë ekzekutuar, madje edhe pas përdhunimit masiv.

Image
Ilir Vata

“Pa kallëzuar penalisht Serbinë dhe pa zbardhur krimet që shteti serb ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë e ardhmja do jetë e zymtë, duhet dritë mbi krimet dhe kura më e madhe është padia ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që janë përfshirë në krim dhe në fund shteti si person juridik duhet të jap dëmshpërblimin për krimet që ka bërë ndaj Kosovës. Krimet në Kosovë që ka bërë Serbia kanë të gjitha kushtet penale për tu hetuar, kanë të gjitha elementët e krimeve kundër njerëzimit dhe të gjenocidit. Dhe kjo duhet të kishte ndodhur më herët, por asnjë herë nuk është vonë për të dhënë drejtësia dhe dhënë fund kapitullit më vrastarë në Ballkan”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...