Abazi: Qëndrimi i Gjermanisë për Kosovën fitore kundrejt forcave regresive fashiste në Ballkan - Bota Sot
Abazi: Qëndrimi i Gjermanisë për Kosovën fitore kundrejt forcave regresive fashiste në Ballkan

Politika

Abazi: Qëndrimi i Gjermanisë për Kosovën fitore kundrejt forcave regresive fashiste në Ballkan

Nga: D. B. Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:14
Haki Abazi

Shteti Gjerman ka qenë gjatë gjithë kohës akteri ndërkombëtare me politikë të qartë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin. Prandaj është fatkeqësi që Kosova por edhe Shqipëria janë subordinuar me agjendën e Beogradit e cila ka margjinalizuar procesin e Berlinit që në fakt paraqet konceptin më të qëndrueshëm të integrimit evropian dhe reformave dhe bashkëpunimin rajonal në raport të barabartë të shteteve pjesëmarrëse përfshirë këtu edhe Kosovën.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Haki Abazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se qëndrimi konsistent i Gjermanisë, paraqitja e pozicioneve të qarta nga ana e përfaqësuesve të Gjermanisë përfshirë edhe vet kancelarën gjermane për njohje reciproke dhe kushtëzim të Serbisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së me njohjen e Kosovës, paraqet faktorin më të rëndësishme dhe garantues të procesit të normalizimit dhe krijimit të paqes së qëndrueshme në Ballkan.

“Gjermania është mirë e njohur me skenarët e kobshëm, e ndarjeve dhe krijimit të etniteteve që ka rezultuar nga gjenocidi dhe pastrimi etnik. Në këtë kuadër është e rëndësishme që qëndrimi Gjerman për Kosovën dhe për Bosnje dhe Hercegovinë si shtete të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarësh dhe me ardhmëri të qartë në Bashkimin Evropian paraqet edhe fitoren kundrejt forcave regresive dhe qëllimeve fashiste që ekzistojnë në Ballkan. Qëndrimi dhe pozicioni Gjerman duhet përkrahur edhe nga vendet tjera sidomos pas vendimit të Gjykatës së Hagës për burg të përjetshëm për liderin serb Radovan Karagjic”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haki Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...