Haxholli flet për mundësinë që Gjermania të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi - Bota Sot
Haxholli flet për mundësinë që Gjermania të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Haxholli flet për mundësinë që Gjermania të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: G.B Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:37
Violeta Haxholl

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka porositur se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrën që i përgjigjet Berlinit, që Serbia ta njeh Kosovën dhe të mos përfshihet shkëmbimi i territoreve.

Lidhur me këtë, Violeta Haxholli, hulumtuese nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjermania që nga fillimi është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe se po vazhdon ta përkrah si zgjidhje opsionin pa ndryshime territoriale.

“Po, deklaratat e Gjermanisë janë konsistente sa i përket çështjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve qysh në fillim kur kjo ide është plasuar në publik. Pra ky shtet vazhdon të përkrah si zgjidhje vetëm opsionet që nuk parashohin ndryshime territoriale dhe etnike”, është shprehur ajo.

Se sa mund të përfshihet Gjermani në dialogun Kosovë-Serbi dhe sa ekziston mundësia që këtë vit të arrihet marrëveshja me njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë, Haxholli beson se angazhimi i Gjermanisë do të jetë më shumë në kuadër të BE-së, duke shtuar se për Kosovën mbetet problematike pasi mes shteteve partnere ka dallime për zgjidhjen finale.

“Sa i përket përfshirjes direkte të Gjermanisë në procesin e dialogut, angazhimi i Gjermanisë besoj do të jetë më shumë në kuadër të Bashkimit Evropian, brenda të cilit Gjermania ka mjaft ndikim. Megjithatë për Kosovën mbetet mjaft problematike që mes shteteve partnere ka dallime sa i përket asaj se cila është zgjidhja më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Violeta Haxholli për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...