Haziri i quan ëndrra të bukura deklaratat e Kadri Veselit - Bota Sot
Haziri i quan ëndrra të bukura deklaratat e Kadri Veselit

Politika

Haziri i quan ëndrra të bukura deklaratat e Kadri Veselit

Nga: D. B. Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:16
Kadri Veseli

Institucionet e Kosovës janë të popullit, ngase janë krijuar me çmimin e gjakut të brezave për 110 vite, por këta përfaqësuese të institucioneve që më forcë po venitin shpresën për jetë në Kosovë, nuk na përkasin neve që nuk ua mbajmë zhagun.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se prononcimet publike të disa muskulozeve se e kanë të drejtën e veprimit si sulltan që të punësojnë familjar, miq, bash partiakë e servil të tyre është tronditës, e pa kapshme, e pa falshme dhe shumë zhgënjyes.

“Kryetari i Kuvendit në cilësinë e qytetarit të Kosovës po pretendon të i zbus e relativizoj këto prononcime, por duhet ta dijë se edhe ne jemi qytetar, pasi edhe ne kemi pak dinjitet. Të paktën e kuptojmë se çka është e bardhë dhe çka është e zezë, pasi edhe ne kemi familje, fëmijë dhe ndjenja. Duhet të gjithë ta kuptojnë se edhe ne e kemi paguar çmimin e lirisë që nuk ju servilohemi partive e individëve të fuqishëm, por ne kemi ende dinjitetin të cilin ata nuk e kanë, dhe nuk ndihemi mashtrues, zhvatës, apo fajtor që Kosova po zbrazët nga djemtë e vajzat më të bukura të Kosovës. Kryetari Kadri Veseli, duhet ta ketë të qartë një gjë, dhe ti kthehet realitetit, popullit, jo vetëm si kryetar, apo si qytetar i vendit, por si i pari i shtëpisë së Popullit, të kalojë në krahun e popullit dhe të merr vendime, në mënyrë që të shërojë zemrat e qytetarëve dhe ti kthejnë shpresat e popullit sepse Kosova është e të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, kryetari Veseli nuk duhet të lejoj që tërë potenciali ekonomik të kalojë në duart e magnatëve të pa ngopur politikë.

Image
Ismet Haziri

“Deklaratat e Veselit janë ëndrra te bukura për qytetarët normal të këtij vendi, por ai duhet ti fillojë ti praktikojë ato, duke ngritur si pikë të rendit të ditës, në një seancë të jashtëzakonshme të gjitha ndodhitë e pakuptimta nepotiste të këtyre ditëve. Veseli duhet së pari të fillojë me PDK-në, pastaj me RTK-në, duke vazhduar më pas pastrimin në Bankat Qendrore, në oborrin e tij, dhe kudo që kudo që ka shkelje. Të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë bindjen se e keni fuqinë operative e politike, prandaj trego para qytetarëve pak mirësi, të cilët nga veprimet e tilla nepotiste e korruptive janë mbetur si grixha të deleve në torishtë, të ngujuara e të izoluar, pa shpresë shkollimi, shërimi, punësim e pa asnjë shpresë se do të bëhet mirë. Urojë të keni pak vullnet, pak ndjesi se po i lëndoni shumë qytetarët. Duhet të keni pak mëshirë e keqardhje duke vlerësuar se fëmijët e juaj janë më të zotët, më të bukurit, më meritorët, se ata meritojnë te punojnë në Bankë, në PTK, në RTK e në institucione e Agjencinë shtetërore. Të gjitha këto që i ceka nuk janë insinuata, por realitete që janë bërë e janë thënë këtyre ditëve pa fije turpi, në mënyrë publike para gjithë Botës në Kosovë. E ne e kemi më se të qartë se Kosova vrojtohet nën thjerrëzat e pasqyrës së Botës si po funksionon shteti dhe demokracia”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...