Mjerimi i qytetarëve të tmerruar nga pushteti, disa largohen nga Kosova, disa “bukën” e sigurojnë në kontejnerë! - Bota Sot
Mjerimi i qytetarëve të tmerruar nga pushteti, disa largohen nga Kosova, disa “bukën” e sigurojnë në kontejnerë!

Politika

Mjerimi i qytetarëve të tmerruar nga pushteti, disa largohen nga Kosova, disa “bukën” e sigurojnë në kontejnerë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 22 mars 2019 Në ora: 10:54
Krerët e shtetit të Kosovës dhe qytetarët e varfër

Në Kosovë trendi i punësimeve familjare e klanore nuk ka të ndalur.

Në pozitat e larta drejtuese, në institucionet shtetërore po vazhdon të emërohen në pozita të njerëzve të afërt me politikën.

Largimi i qytetarëve nga Kosova, tashmë ka marrë hovë. Mijëra qytetarë të Kosovës u larguan vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti.

Shpresat e qytetarëve për një jetë më të mirë në Kosovë, tashmë janë shuar!

Kjo po ndodh përshkak të politikanëve të kriminalizuar, të cilët me punësimet partiake e klanore, shuan shpresat e qytetarëve që të jetojnë këtu, të punojnë dhe të veprojnë në Kosovën tonë të pavarur dhe sovrane!

Largimi i qytetarëve të Kosovës po ndodh për shkak të nepotizmit. U raportua se në mekanizmat dhe institucionet e shtetit punësohen vetëm familjarët e politikanëve dhe militantët partiak.

Vetëm në PTK, RTK dhe BQK, janë të punësuar mijëra qytetarë, të gjithë këta kanë lidhje me politikën dhe me njerëzit e fort në politikë.

Mjerimi i qytetarëve në Kosovë!

Image
Qytetari në kontejner

Asnjë prej tyre nuk është i punësuar me meritat e veta, e kjo ka frustruar qytetarët e Kosovës, të cilët nuk po shohin mundësi në Kosovës dhe kanë zgjedhur rrugën e mërgimit.

Qytetarët që jetojnë në Kosovë, shumica prej tyre që nuk kanë lidhje me politikën janë të varfër. Ata për një copë bukë nuk lanë kontejnerë pa kontrolluar.

Gazeta “Bota sot” ka realizuar një fotografi 20 metra larg sheshit kryesor të Prishtinës, ku një qytetar shihet në kontejner duke “hulumtuar” për të gjetur diçka për të ngrenë apo edhe ndonjë shishe të plastikës ose metal për ta shitur për disa centë.

Turpi i madh i këtyre politikanëve tanë është se ata menduan rritjen e pagave për vete, klanet dhe militantët e tyre, por asnjëherë nuk menduan për jetesën e qytetarëve, ata të cilët janë të papunë, kanë fëmijë, për veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për kushtet mizore të tyre, për rastet me ndihma sociale, për familjet e dëshmorëve, për jetimët, pra për qytetarët që nuk u intereson politika por që jetojnë me nderë edhe pse të varfër në Kosovën e politikanëve milionerë dhe të korruptuar!

Haradinaj fajëson vetën, por vazhdon të merr pagën 3 mijë euro!

Image
Ramush Haradinaj

Për largimin e qytetarëve nga Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj ia ka lënë fajin edhe vetes, mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë, sepse rinia po ikin, e politikanët me në krye kryeministrin po pasurohen, kurse ai merr pagën e tij 3 mijë euro mujore!

“Normal që politika i ka fajet, edhe unë kam faj, kushdo që ka pas përgjegjësi, ka sot, i ka fajet dhe mënyra që të ndryshohet kjo gjendje është me qenë sa më të sinqertë ndaj vetvetes edhe për t’u përballur me të gjitha ato që  nuk janë në rregull në vendin tonë. E vetmja mënyrë është ajo”, ka theksuar Haradinaj.

Limaj: Qytetarët po e tradhtojnë idealin e shtetit

Image
Fatmir Limaj

Ndërsa, deklaratë skandaloze ka dhënë i pari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj i cili është edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës i ka fajësuar qytetarët që po largohen nga shteti për tradhti të idealit.

“Ne jemi në një vend të pavarur dhe të konsoliduar dhe po presim që ju t’i merrni përgjegjësit e juaja. Ju sot nuk duhet të jeni të kënaqur me nivelin e shtetit tuaj. Ju nuk duhet të ja ktheni shpinën vendit sepse ju e tradhtoni idealin e shtetit nëse e bëni këtë gjë. Mos ja ktheni shpinën Kosovës”, ka thënë Limaj.

Veseli: Nuk na duhet largimi i qytetarëve

Image
Kadri Veseli

Ndërsa, kreu i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se situata nuk është e mirë në këtë drejtim.

“Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet, pasi që besimi i qytetarëve nuk është i duhur. Kur nuk po e kemi besimin e qytetarëve, kemi prirje që ata të largohen nga Kosova, e kjo nuk na duhet si Kosovë. Por nëse flasim për besimin e qytetarëve, shihet se ka rënie të besimit të qytetarëve në ndërmarrje publike, por edhe në institucione. Duhet të jemi më të përgjegjshëm vet pasi ne mund ta fitojmë besimin e qytetarëve. Partia ime ka disa vite që është në pushtet, por duhet të ndalet kjo praktikë që të punësohen ata që janë të afërt me partinë”, ka thënë Veseli.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...