Bajram Gecaj tregon a ka marrëveshje këtë vit me Serbinë - Bota Sot
Bajram Gecaj tregon a ka marrëveshje këtë vit me Serbinë

Politika

Bajram Gecaj tregon a ka marrëveshje këtë vit me Serbinë

Nga: G.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:54
Foto ilustruese

Që nga paraqitja e idesë për korrigjim të kufijve, Gjermania ka qenë kundër saj dhe këtë qëndrim vazhdon ta ketë ende.

E së fundmi kancelarja gjermane Angela Merkel, ka porositur se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrën që i përgjigjet Berlinit, që Serbia ta njeh Kosovën dhe të mos përfshihet shkëmbimi i territoreve.

Lidhur me këtë dhe se sa mund të ketë marrëveshje brenda këtij viti, ashtu siç kërkon Gjermania, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjermania do të mbetet e kyçur në çështjen e Kosovës, po brenda BE-së.

Image
Bajram Gecaj

“Unë besoj se Gjermania do të mbetet e kyçur në çështjen e Kosovës në vazhdimësi, por kryesisht përmes BE-së. Do të ishte paragjykuese nga ana ime të parashoh se a do të ketë marrëveshje këtë vit, por personalisht dyshoj shumë që mund të kemi një marrëveshje të tillë gjatë vitit 2019”, është shprehur ai.

Sipas Gecajt, me këtë qeveri dhe këtë kaos institucional, nuk do të ketë marrëveshje këtë vit dhe se zgjidhja janë zgjedhjet.

“Me këtë qeveri dhe me këtë kaos të përgjithshëm institucional, unë nuk besoj se mund të kemi marrëveshje këtë vit. Zgjidhja janë zgjedhjet dhe një legjitimim i ri në skenën politike”, ka deklaruar Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...