Eksperti i ekonomisë: Ky do të jetë ndikimi i mbylljes së lojërave të fatit në Kosovë - Bota Sot
Eksperti i ekonomisë: Ky do të jetë ndikimi i mbylljes së lojërave të fatit në Kosovë

Politika

Eksperti i ekonomisë: Ky do të jetë ndikimi i mbylljes së lojërave të fatit në Kosovë

Nga: N.H Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:06
Kuvendi i Kosovës

Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota për projekt rezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.

“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare, propozoj këto ndryshme: pika e parë qeveria të nisë procudrat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrim të ligjit dhe qeveria brenda 30 ditëve të sjell në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, duke e komentuar miratimin e kësaj rezolute, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky vendim do të ketë një ndikim pozitivë.

Sipas tij, më këtë do të kthehet siguria tek qytetarët dhe po ashtu edhe tek investitorët e mundshëm.

Image
Mustafë Kadriaj

“Filozofia e jetës na mëson që më mirë është të parandalojmë se atë shërojmë, por sidoqoftë çdo hap pozitivë duhet të përshëndetet edhe pse u shua jeta e dy personave dhe u shkatërrua jeta e dy familjeve. Me mbylljen e lojërave të fatit gjithsesi që ka ndikim pozitiv, sepse kthehet siguria tek qytetarët po ashtu siguri edhe tek investitorët e mundshëm si dhe njëherit parandalohet shpëlarja e parave të pista si rezultat i korrupsionit”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, Kadriaj ka potencuar se frika më e madhe është tek jetëgjatësia e rezolutës, sepse, siç ka vlerësuar ai, kjo e fundit mund të ketë fatin sikurse ligji për duhani që tani më ka mbetur vetëm në letër.

“Pra, tani e tutje organet e rendit duhet të jenë në krye të detyrës që vendimet të respektohet në përpikëri, sepse të ekzistuarit e tyre e prish edhe ekuilibrin ekonomik dhe konkurrencën lirë. Me këtë dua të potencoi që frika më e madhe është tek jetëgjatësia e rezolutës, sepse mund të ketë fatin sikurse ligji për duhani që tani më ka mbetur vetëm në letër.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

Haradinaj shkruan se me ligjin e ri do të ndalohen Lojërat e Fatit në Kosovë. “Të nderuar qytetarë,

Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit” thuhet në njoftim", shkruan Haradinaj në llogarinë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...