Një vit nga lajmi i rrejshëm i Mogherinit: Qytetarët e Kosovës gati të udhëtojnë pa viza! - Bota Sot
Një vit nga lajmi i rrejshëm i Mogherinit: Qytetarët e Kosovës gati të udhëtojnë pa viza!

Politika

Një vit nga lajmi i rrejshëm i Mogherinit: Qytetarët e Kosovës gati të udhëtojnë pa viza!

Nga: A.M. Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:33
Federica Mogherini

“Lajme të mira nga Prishtina, Kosova po bëhet gati që qytetarët e saj  të udhëtojnë drejt Europës pa viza”, këto ishin fjalët e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, por tashmë janë bërë një vit që nga ratifikimin i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi, dhe qytetarët e Kosovës ende nuk kanë liberalizim të vizave.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, blerja e liberalizimit me territor të vendit ka qenë për faqe të zezë, dhe kjo ka treguar se qeveritaret kane luajtur me sovranitetin e vendit.

“Premtimet e rrejshme thënë të drejtën nuk kanë ardhur  vetëm nga BE ja, por edhe nga ana e qeveritareve tanë, sepse ka  qenë e ditur se blerja e liberalizimit me territor të vendit ka qenë për faqe të zezë, ka treguar se qeveritaret tanë luajnë me sovranitetin e vendit të vet dhe për këtë arsye tani kërkojnë një gjë të tillë edhe me kufijtë me Serbinë”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Po ashtu, deputetja e VV-së ka potencuar se  ku u votua demarkacioni premtuan se komisioni do të rishikoj marrëveshjen brenda 6 muajve ,kjo nuk ndodhi as pa një viti.

Po ashtu, ajo ka përmendur edhe vizitën e  Ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq , me të cilin nuk është diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit.

“Pra politika ka rënë pre e premtimeve të rrejshme dhe njëkohësisht pre e lakmisë për pushtet. Kur u votua demarkacioni premtuan se komisioni do të rishikoj marrëveshjen brenda 6 muajve, kjo nuk ndodhi as pa një viti. Me e keqja është se pikërisht pas 1 viti të demarkacionit ishte në vizitë ministri i jashtëm i Malit të Zi dhe as qe u diskutua dhe as qe u përmend marrëveshja e demarkacionit. Dhe deklarata e të dy ministrave ishte se "nuk kemi çështje të hapura ndërmjet dy shteteve". Pra e mashtruan popullin e lodhur e të dënuan nga rrenat dhe premtimet e tyre”, ka përfunduar Millkau për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...